Film

Harold dhe Maude, filmi që theu tabutë e moshës


Emma Madden eksploron komedinë e errët rreth një adoleshenti të fiksuar pas vdekjes, i cili bie në dashuri me një 70 vjeçare, adhuruese të jetës, që tani feston “50 vjetorin e saj”.

Unë u njoha me klasiken e 1971-it, Harold dhe Maude, në vitin e parë të universitetit, kur nisa të mendoja për jetën. Pasi skenave me vdekje si dhe marrëdhënia në zhvillim midis një djaloshi 19 vjeçar dhe një gruaje me shpirt të lirë 60 vjet më të madh se ai, unë e mora përgjigjen e pyetjes time.

Harold dhe Maude u krijua fillimisht si një film 20-minutësh, i shkruar nga një student i filmit UCLA, Colin Higgins. Skenari, i cili përqendrohet në një adoleshent të fiksuar në vdekje, i cili bie në dashuri me një grua në moshë, u shkrua vetëm disa vjet pasi ‘The Graduate’ i Mike Nichols, kishte ngjallur interes në marrëdhëniet romantike midis të rinjve dhe gra të moshuara.

Edhe pse hendeku mes moshave midis personazheve  të Higgins ishte shumë më i gjerë se sa i sapo diplomuari dhe zonja e vjetër e  Nichols-it, “ “Paramount pictures” ranë dakord ta merrnin përsipër projektin që konsiderohet thyerje tabush.

Si një film i bërë në studio, por plotësisht kundër rrymës, Harold dhe Maude ishin sfidë për Paramount, dhe pas një mënyre të tmerrshme promovimi, filmi  pati shitje të pakta fillimisht. Po atë javë, Zonja e Disney-t dhe Tramp hynë në krye të top listave, ndërsa audienca filloi të favorizojë më shumë historinë e dashurisë midis dy qenve vizatimorë sesa atë midis një adoleshenti vetëvrasës dhe një gruaje të moshuar të çuditshme.

Një pjesë e kësaj thjesht mund t’i atribuohet momentit të gabuar. Fryma anti-autoritare, që Harold dhe Maude përcillnin ishtë kundër kulturës së asaj kohe. Vdekjet e Jimi Hendrix dhe Janis Joplin një vit më parë kishin sinjalizuar fundin e një epoke.

Vera e Dashurisë ra në muzg, dhe energjia hipi që ajo mbart u zhyt në cinizëm. Audienca dhe kritikët kryesisht reaguan ndaj filmit me neveri. Në një nga kritikat më të famshme dhe të ashpra që morën Harold dhe Maude, ishte “po aq për të qeshur sa një jetimore që digjet”.

Nuk vonoi shumë dhe “Harold dhe Maude” do të shijonin ringjalljen e kultit, falë kampuseve të kolegjeve në të gjithë SHBA-në, të cilat e shfaqën netëve vonë. Ndoshta ishte shpirti niçean i filmit dhe thirrja e tij për të jetuar me dashje, me hollësi, me bollëk që i bëri thirrje studentëve të artit liberal me gurë dhe të palëvizshëm të viteve ’70, ose ndoshta ishte satirë e tij për borgjezinë amerikane dhe të gjitha institucionet e saj – fe, psikologji , familja, ushtria.

Ngjashëm si një student kolegji, Harold-i (Bud Cort) mban lart ndjenjën e tij për “unin” përmes akteve të vazhdueshme të rezistencës kundër figurave autoritare. Ai tallet me heshtjen e terapistit të tij, xhaxhain e tij tepër entuziast në ushtri, me konservatorizmin e nënës së tij të pasur me akte të rreme dhe teatrale të dhunës së drejtuar nga vetja.

Por Harold me kënaqësi i jepet autoritetit të Maude (Ruth Gordon) – një gruaje që vjedh makina dhe shpëton ‘pemët publike’ nga smogu.

Pasi u takuan në një funeral (në të cilin Harold merr pjesë për të qenë më afër vdekjes, dhe Maude për të qenë më pranë jetës), gruaja e moshuar shpejt bëhet dashnorja dhe mentorja e Haroldit. Ndërsa Harold-i duket se e sheh jetën thjesht si një rrugë të papërshtatshme dhe të parëndësishme drejt vdekjes, Maude është në gjendje t’ia ndryshojë përceptimin.

Gjatë një shëtitje nëpër një fushë me margarita, Maude kthehet te Harold-i dhe i thotë: “Unë do të doja të shndërrohesha në një luledielli. Ata janë kaq të gjatë dhe të thjeshtë. Cila lule do të dëshiroje të ishe”?

Harold-i i përgjigjet se ai do të donte të ishte një nga margaritarët “sepse ato janë të gjitha njësoj”. Maude kthehet nga ai dhe e shpjegon problemin me përgjigjen e dhënë: “Oh, por nuk janë. Shiko, shih. Disa janë më të vegjël, disa janë më të trashë. Disa rriten në të majtë, disa në të djathtë. Disa madje kanë humbur disa petale”. Harold-i shikon lulet në heshtje dhe mendimet e tij, të cilat dikur i konsideronte të pandryshueshme, tani po konfuzohej tërësisht.

Aty ku regjisorët e tjerë mund të kenë përdorur një pamje nga afër për të shprehur ndjenjën, Ashby bën të kundërtën, pasi ai përpiqet ta orientojë shikuesin e tij në një këndvështrim ekologjik. Lule që rriten nga gurët e varreve. Ndërkohë kolona zanore e filmit nga Cat Stevens, është ‘If You Ëant to Sing Out, Sing Out”, si laitmotiv muzikor i filmit.

Kolona zanore e Stevens-it duket se e inkurajon më tej perspektivën e Maude dhe mësimet që ajo i jep Harold-it, ndërsa përmirëson marrëdhëniet tabu midis të moshuarve dhe të rinjve. Ashtu si telat fryhen kur Rick dhe Isla puthen në Casablanca, ashtu edhe Stevens i jep të njëjtin trajtim madhështor Harold-it dhe Maude – por duke ndërruar telat e violinës me tela akustike kitare.

Kjo funksionon në mënyrë më efektive gjatë një prej skenave më të diskutueshme të filmit, kur Harold dhe Maude janë të zhveshur të shtrirë nën çarçafë. Në vend që të pi duhan pas seksit, Harold fryn një flluskë ndërsa luhet muzika.

Kështu ai duket se thith ajrin e jetës në vend që të marrë hirin në mushkëritë e tij. Ai duket se e ka gjetur përgjigjen në pyetjen “Cila është pika e të jetuarit?” Pika e të jetuarit, është pjesërisht të pranosh vdekjen. Për ta parë atë si një makinë të dosmosdoshme që rigjeneron akoma më shumë jetë. Ajo nuk pushon kurrë, kjo na inkurajon të shkojmë dhe të duam dhe të na duan më shumë.

 

.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore