Kosova

Haradinaj me nismë, nga shtatori do të takohet me qytetarët e Kosovës


Kreu i Aleancës së Ardhmërisë për Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj.

Kreu i Aleancës së Ardhmërisë për Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për arsyeje të situatave të fundit të krijuara në vend nga shtatori do të filloj me nisma të reja.

Haradinaj përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se këto ngjarje e kanë shtyrë që jetë më i fokusuar.

“Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë. Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë të ditur edhe temat e diskutimit të cilat do t’i ketë me qytetarët.

“Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike”.

Prishtina me reduktime

Por gjithashtu, “edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin”.

Ndërsa, ka shtuar se këto ditë do të njoftoj për orarin dhe vendin e takimeve.

Ndryshe, reduktimet e energjisë elektrike janë duke vazhduar që nga e hëna e 15 gushtit dhe nuk dihet edhe për sa kohë do të ketë mungesë të energjisë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i kontaktuar nga Albanian Post kishte konfirmuar se reduktime do të ketë edhe gjatë të premtes.

“Po ka kufizime të energjisë elektrike edhe sot. Jemi në pritje të përmirësimit të situatës, ashtu siç e ka proklamuar Komiteti për Energji, por kjo nuk është në dorën tonë”, ka thënë Buzhala për AP.

Kriza energjetike në Kosovë është shkaktuar për shkak të pamundësisë financiare së Kompanisë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovës (KEDS) për të blerë energji nga jashtë.

Njoftimi për ndërprerjen e energjisë elektrike në periudha të ndryshme, është protestuar ashpër dhe masivisht nëpër rrjete sociale nga qytetarët, prandaj qeveria e ka trajtuar me urgjencë situatën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore