Lajme

Haradinaj, Kurtit: Shteti nuk mbahet me vitra


Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë së Kosovës, Ramush Haradinaj sërish ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për udhëheqjen e vendit.

“Shteti nuk mbahet me vitra”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social ‘Facebook’.

“Zgjidhja është me masa të përhershme. Rriti pagat e pensionet e mos e shndërro shtetin në “cirk social”. Pensionistët kanë nevojë për dinjitet e jo për lëmoshë”.

Ai tutje e ka quajtur Kurtin mashtrues ordiner, derisa ka kërkuar nga ai që të rris pagat e pensionet.

Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.

“Jetesa në Kosovë po bëhet e papërballueshme, si pasojë e rritjes pa kontroll të çmimeve, e Kryeministri në stilin e një mashtruesi ordiner, provon që duke ndarë lëmoshë t’i mbajë “gjallë” pensionistët të cilët me aq sa marrin nuk i sigurojnë dot as ilaçet”.

Haradinaj i drejtoi edhe këshill Kurtit duke i thënë se, “nëse nuk di, merr shembull nga shtetet përreth”.

Edhe me 10 tetor, Haradinaj ka përgënjeshtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për rritjen ekonomike.

Haradinaj kishte theksuar rritjen ekonomike sipas Bankës Botërore, sipas tij rritje ka pasur vetëm në importimin e mallrave nga Serbia.

“Rritje kanë shënuar vetëm importet e mallrave nga Serbia. Kjo qeveri e ka kapërcyer çdo parashikim dhe importet nga Serbia prej 174 milionë në vitin 2020, kanë mbërritur në mbi 306 milionë euro, që është për 76 % më shumë nga viti paraprak”.

Tutje kishte përmendur edhe rritjen e çmimeve në artikujt të cilët konsiderohen si të domosdoshëm për jetesë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore