Kosova

Haradianj: Kryeministër kërko zyrtarisht anëtarësimin në NATO


Ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit të qeverisë, Albin Kurti, që anëtarësimin në NATO ta kërkojë edhe në formë zyrtare sepse situata ka ndryshuar dhe çdo vonesë është e kushtueshme.

“Kryeministër Kurti, bëj kërkesë zyrtare për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Mos u vono se situata është më serioze se sa mund të kujtosh!”.

“Retorikat publike për anëtarësim nuk janë të mjaftueshme. Vepro sipas procedurave e në formë institucionale”, i ka thënë Haradinaj kryeministrit Kurti me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Lufta në Ukrainë ka bërë që Aleanca Veri Atlantike NATO të shqyrtoj mundësinë për futje në aleancë të vendeve të cilat nuk janë pjesë e saj.

Kosova mbetet një nga pikat kyçe të interesave ruse ën Evropë, andaj ajo edhe përmes Serbisë synon destabilizimin e Kosovës dhe rajonit për interesat e saja.

Shumë faktorë politikë në vend kanë kërkuar nga qeveria që ta kërkojnë zyrtarisht anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Gjithashtu, kjo iniciativë është përkrahur edhe nga Kroacia, Turqia dhe politikanë në Shtete të Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore