Kosova

Hapet aplikimi për shtesën prej 100 euro për studentët


Ilustrim

Ministria e Financave, përmes një njoftimi këtë të shtune ka bërë të ditur se ka hapur aplikimin për studentët e niveleve Bachelor, Master e Doktoraturë, për të përfituar nga mbështetja prej 100 eurosh.

“Aplikimi është i hapur për të gjithë studentët aktivë dhe të rregullt të cilët ndjekin studimet në ndonjërin prej institucioneve të akredituara publike apo private të arsimit të lartë në Kosovë. Aplikimi për mbështetje  bëhet në mënyrë elektronike, duke plotësuar formularin me të dhënat personale”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Aplikimi për mbështetje nga kjo masë do të jetë i hapur nga data 7 maj deri më 3 qershor 2022.

“Vlen të theksohet se të dhënat duhet të jenë të sakta dhe llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikuesit. Përndryshe, nëse të dhënat e plotësuara janë të pasakta, përfshirë numrin e llogarisë bankare, atëherë aplikuesi nuk do të mund të përfitojë nga subvencionimi”.

Më tej bëhet e ditur se studentët të cilët janë të punësuar dhe kanë aplikuar si punëtor të sektorit privat apo publik nuk mund të përfitojnë sërish nga mbështetja.

Nga mbështetja përveç studentëve vendor do të mund të përfitojnë edhe studentët e huaj që studiojnë në Kosovë.

Aplikimi për studentë të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=358

Aplikimi për studentë të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës: https://ekosova.rks-gov.net/Public/360

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore