Gatimi

Hapat për të shmangur gabimet në përgatitjen e rizotos


Rizoto është një nga recetat kryesore të kuzhinës italiane. Një pjatë e tillë është e aftë të befasojë edhe shijet më të rafinuara. Ekzistojnë dhjetëra variante në përgatitjen e saj. Ndaj, nuk duhet të frikësoheni, sepse disa këshilla paraprake dhe pak praktikë janë të mjaftueshme për të shmangur gabimet.

Më poshtë ju tregojmë sekretet për të arritur rizoton ideale.

Hapi i parë në përgatitjen e rizotos në shtëpi është zgjedhja e përbërësve. Le të fillojmë me orizin. Varietetet janë të pafundme dhe dallohen sipas madhësisë dhe formës së kokrrës. Secila prej tyre është përshtatshme për përgatitje të caktuara.

I duhuri për t’u përdorur gjatë përgatitjes së risotos është B (ose i imët), me kokrra të gjata dhe të trasha. Kjo sepse është rezistent ndaj gatimit. Por edhe nëse nuk e gjeni, sugjerojmë dhe orizin e gjatë A, ose super i imët. Ai, po ashtu është rezistent ndaj gatimit.

Sekreti i suksesit të një rizoto të butë dhe të ekuilibruar në aromat qëndron në katër hapa themelorë: pjekja e orizit, nuanca, shtimi i lëngjeve për të zhytur pak nga njëra kohë dhe kremrat përfundimtare.

Përzierja me alkoolin është një hap tjetër thelbësor. Kur bëhet fjalë për rizoto, zakonisht, zgjedhja duhet të jetë verë. Mundësisht e bardhë, por në varësi të përbërësve që i shtoni.

Gjatë gatimit, rizotoduhet të trajtohet me kujdes duke u përzier dhe shtuar lëng supë. Nuk rekomandohet uji i ftohtë sepse e than atë.

Ne ju këshillojmë të përdorni lëng mishi ose perimesh për t’ia hedhur sipër. Kjo pasi i jep më shumë shije. Pasi të keni arritur qëndrueshmërinë ideale, varet nga ju që të zgjidhni nëse preferoni kokërr krokante ose pak më të gatuar. Më pas, shkrini gjalpin e hidhjani sipër bashkë me djathin parmixhano.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore