Lajme

Grushti i shtetit në Sudan: Ushtria gati të rivendosë kryeministrin dhe të lirojë të burgosurit politikë


Kryeministri sudanez Abdalla Hamdok

“Ushtria e Sudanit ka bërë plane për të rivendosur kryeministrin e rrëzuar Abdalla Hamdok pas disa javësh trazirash të shkaktuara nga një grusht shteti”. Kështu deklaroi kreu i Partisë Umma, Fadlallah Burma Nasir, të dielën e 21 nëntorit për agjencinë e lajmeve ndërkombëtare “Reuters”.

Nasir shtoi se – i cili mori pjesë në negociatat që çuan në marrëveshje – Hamdok do të formojë një kabinet të pavarur teknokratësh dhe të gjithë të arrestuarit politikë do të lirohen sipas një marrëveshjeje midis partive politike ushtarake dhe civile.

Sipas burimeve konfiednciale për “Reuters”, Këshilli Sovran do të mbajë një takim urgjent të dielën përpara se të shpallë marrëveshjen.

Kreu i forcave të armatosura, gjenerali Abdel-Fattah Burhan.

Ishte e paqartë se sa pjesëmrrës të koalicionit civil “Forcat e Lirisë dhe Ndryshimit” – që kishin ndarë pushtetin me ushtrinë – do të ishin pjesë e marrëveshjes.

Grupet aktiviste që udhëheqën protestat që nga grushti i shtetit kanë kërkuar që ushtria të largohet krejtësisht nga politika.

Hamdok u vu në arrest shtëpiak kur ushtria mori pushtetin më 25 tetor, duke prishur një tranzicion drejt demokracisë të rënë dakord pas përmbysjes së autokratit të gjatë në pushtet Omar al-Bashir në 2019-ën.

Sudanezët përballen me policinë gjatë një proteste kundër grushtit të shtetit ushtarak që rrëzoi qeverinë muajin e kaluar, në Khartoum, Sudan, të mërkurën, 17 nëntor 2021.

Ushtria shpërndau kabinetin e Hamdok-ut dhe arrestoi një numër civilësh që mbanin poste të larta sipas një marrëveshjeje për ndarjen e pushtetit të rënë dakord me ushtrinë pas rrëzimit të Bashir-it.

Pas grushtit të shtetit, Hamdok kishte kërkuar lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe kthimin në ndarjen e pushtetit si parakusht për negociatat.

Grushti i shtetit shkaktoi një fushatë demonstratash masive kundër ushtrisë dhe aktivistët kishin bërë thirrje për protesta të mëtejshme të dielën.

Protesta sudaneze kundër grushtit të shtetit që rrëzoi qeverinë muajin e kaluar, në Khartoum, Sudan, të mërkurën, 17 nëntor 2021.

Fuqitë perëndimore që kishin mbështetur tranzicionin politik të Sudan-it dënuan marrjen e pushtetit dhe pezulluan disa prej ndihmave ekonomike për vendin.

Sudani ka qenë në “luftë” që nga komploti i dështuar i grushtit të shtetit në shtator, i cili prodhoi akuza të ashpra midis grupeve ushtarake dhe civile, që synonin të ndanin pushtetin pas rrëzimit të udhëheqësit të vjetër të vendit, Omar al-Bashir.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore