
Mediat shtetërore kanë njoftuar se ka pasur përpjekje për grusht shteti në Sudan.
“Ka pasur një përpjekje të dështuar për grusht shteti, njerëzit duhet të përballen me të”, raportuan mediat shtetërore, por nuk raportuan detaje.
Raportet nga kryeqyteti Khartoum dhe Omdurman thonë se, ka pasur “aktivitet ushtarak intensiv”.
Urat përgjatë lumit Nil janë mbyllur.
Sipas një burimi qeveritar, komplotistët ishin përpjekur të merrnin nën kontroll ndërtesën e mediave shtetërore, por “ata dështuan”.
Video në mediat sociale tregojnë automjete të blinduara në rrugët e qytetit.
Qeveria ka deklaruar se po merren masa për të kontrolluar situatën.
Sipas Reuters, zëdhënësi ushtarak, Mohamed Al Faki Suleiman, ka thënë se së shpejti do të fillojë marrja në pyetje e të dyshuarve.
Dy vjet më parë, sundimtari afatgjatë i vendit Omar al-Bashir u rrëzua. Marrëveshja për ndarjen e pushtetit krijoi një qeveri që përfshin ushtrinë, përfaqësuesit civilë dhe grupet e protestave.
Marrë nga BBC, përshtati për Albanian Post.
/Albanianpost.com-
“Mbi 700 milionë euro po rrinë, rinia po largohet”, Limaj kritikon Qeverinë
-
India pret më shumë përleshje me trupat kineze në Himalaje
-
Intel zhvlerësohet në treg me një rekord prej 8 miliardë dollarësh
-
Bild për propozimin franko-gjerman: Serbia përballë ultimatumit, të shkojë nga BE-ja ose të humbë gjithçka për Putinin
Lajmet kryesore
-
E ardhmja e Ballkanit Perëndimor në sytë e “optimistit tragjik”, Edi Rama rrëfehet për median malazeze
-
“Terrorist i ndyrë”, fëmijët azilkërkues u kërcënuan në hotelin e autoriteteve britanike
-
Italia nënshkruan një marrëveshje gazi prej 8 miliardë dollarësh me Libinë
-
Bajrami – Muratit: Ministër, mos thuaj të pavërteta, me vjen keq që je kaq injorant