Biznes

Goldman Sachs humbet betejën ligjore kundër BE-së


Banka amerikane e investimeve, Goldman Sachs, humbi të mërkurën betejën ligjore kundër BE-së.

Gjyqi u zhvillua për një gjobë ndaj prodhuesit të kabllove, Prysmian.

Prysmian u gjobit me 104.6 milionë euro nga rregullatorët e antitrustit të BE-së, në 2014. Arsyeja e gjobitjes ishte pjesëmarrja e kompanisë në një kartel me dhjetë prodhues të tjerë kabllosh.

Dënimi përfshinte një gjobë të përbashkët prej 37.3 milionë eurosh me Goldman Sachs. Banka amerikane e kishte blerë kompaninë italiane në 2005.

Komisioni Evropian, në vendimin e tij të vitit 2014, e dënoi Goldman Sachs me gjobë, për influencën e ushtruar tek kompania Prysmian.

Një gjykatë e BE-së, në vitin 2018 mbështeti gjykimin e Komisionit Evropian.

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (CJEU), me bazë në Luksemburg mbështeti gjithashtu gjykimin. CJEU refuzoi ankesën e Goldman Sachs në lidhje me gjobën e vitit 2014./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore