Përballje

Gol dhe nxjerrë penallti për Southampton-in, Broja më meritori për kualifikimin në çerekfinalen të FA Cup


Armando Broja është njeriu i momentit te skuadra e Southampton-it.

Ai ishte më meritori që skuadra e tij u kualifikua në çerekfinale të FA Cup, duke nxjerrë një penallti dhe duke shënuar një gol në fitoren me rezultat 3:1 ndaj West Ham United.

Skuadra e Southampton gjeti epërsinë e para në minutën e 31-të, me golin e realizuar nga Romain Perraud.

Derisa West Ham-i barazoi rezultatin në minutën e 60-të me golin e shënuar nga Michail Antonio.

Por, tetë minuta më vonë, Armando Broja fiton një penallti, të cilën e konkretizoi James Ward-Prowse, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Dhe në minutat shtesë të lojës, bomberi kuqezi realizoi një gol shumë të bukur, pas një aksioni individual nga krahu.

Kujtojmë që Broja hyri si zëvendësues në këtë takim në pjesën e dytë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore