Lajme

Goditet Greqia nga tërmete të njëpasnjëshme


Ilustrim

Greqia është goditur nga një termet i fuqishëm në ora 11:48 minuta.

Tërmeti goditës kishte një magnitutë prej 5.3 shkallës rihterit duke shkaktuar lëkundje në vend.

Sipas  Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, lëkundjet janë regjistruar 142 km në juglindje të Selanikut, në zonën detare në jug të Halkidikit.

Thellësia e tërmetit ishte 10 km dhe lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetet përreth.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me dëmet materiale.

Por se lëkundje janë shënuar edhe më vonë, në ora 11:51 minuta me një magnitudë prej 3.9 shkallë të rihterit, me një thellësi prej 2 km, ndërsa 141 km larg Selanikut.

Lëkundje janë shënuar edhe më vonë, në ora 12:17 minuta me një magnitudë prej 3.0 shkallë të rihterit,me një thellësi prej 2 km.

Një tërmet tjetër është regjistruar edhe në ora 12:26 minuta me një magnitudë prej 4.6 shkallë të rihterit me një thellësi prej 15 km, 30 km larg Sykias.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore