Shqipëria

Gjykata e Lartë hap aplikimet për Kushtetuesen, plotësohen kuotat


Gjykata e Lartë ka rihapur zyrtarisht procedurën e aplikimit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, në kuadër të plotësimit të një vendeve vakante në strukturën më të lartë gjyqësore në vend.

Periudha e aplikimit do të jetë i hapur deri në datën 10 shkurt.

Kjo është hera e katërt, kur Gjykata e Lartë ka hapur procedurën për tre vende vakante , që prej vitit 2017.

Në tre herët e para, kandidaturat kanë qenë të pamjaftueshme për të bërë një përzgjedhje.

Për këtë arsye, situata është bërë shkak për moszhvillimin e procedurave të mëtejshme nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

E njëjta situatë është krijuar edhe për 1 nga vendet vakante, të shpallur në thirrjen e katërt, në datë 03.06.2021, konkretisht për Vitore Tushën, mandati i së cilës ka përfunduar.

Mandati për të cilin aplikohet është nëntë-vjeçar dhe një sërë kriteresh duhet të plotësohen nga aplikantët.

Përvoja e kërkuar është jo më e ulët se 15 vjet në fushën e drejtësisë. Njohuritë në fushën kushtetuese janë kusht i pranimit, ashtu si edhe të qenit një figurë e pastër dhe e padënuar më parë me vendim të formës së prerë.

Me ardhjen e kandidaturave, lista do të bëhet publike, për të marrë opinione nga instanca të ndryshme mbi figurën e gjyqtarëve që duan të marrin mandatin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore