Sport

“Gjithmonë duhet ta nisësh ndeshjen me futbollistët më të mirë”


Të shtunën përballë Everton-it, një ndër emrat në listën e rezervistëve të Manchester United, ishte edhe Cristiano Ronaldo.

Ky vendim ishte shumë i çuditshëm, duke marrë parasysh që futbollistët do bashkohen me kombëtaret e tyre dhe ndeshja ishte e vështirë.

Sikur analistët e ndryshëm anglez, mendon edhe Sir Alex Ferguson.

Ish-trajnei legjendar i Man United, të shtunën u takua me kampionin e UFC, Khabib Nurmagomedov, që ishte i pranishëm në “Old Trafford”.

Sir Alex Ferguson dhe Khabib Nurmagomedov pas ndeshjes përballë Everton-it

Sir Alex gjatë bisedës me Khabib, tha që “gjithmonë duhet ta nisësh ndeshjen me futbollistët më të mirë”.

Video, e postuar nga Khabib në Instagram, sheh Ferguson-in duke thënë që Everton-i do ndiheshin më të motivuar kur kanë parë që Ronaldo është në bankë.

Nurmagomedov ia kujtoi Ferguson-it që Ronaldo luajti 30 minuta në pjesën e dytë, por përgjigja e Sir Alex ishte e shpejtë,

“Futbollistët e kalibrit të tij duhet të startojnë”.

Ronaldo u largua në fund të ndeshjes shumë i frustruar, duke pëshpëritur me vete.

“Kur e ke Cristiano-n në ekip, duhet të ndërtosh një strukturë të lojës rreth tij”, tha Ian Wright, analist dhe legjendë e Anglisë dhe Arsenal-it.

Ian Wright, analist në Sky Sports dhe ish-futbollist i Arsenal-it

“Kur e ke atë në skuadër, ke një lojtar që të fiton ndeshjen. Kur nuk i jap ndihmën e duhur, normalisht që do largohet nga fusha i nervozuar”, u shpreh ai.

Mirëpo, përgjigja e Solskjaer ishte: “Unë dhe ai (Cristiano), kuptojmë më shumë se ekspertët”.

“Duhet të gjejmë momentin e duhur për të luajtur me të, dhe momentin e duhur për ta pushuar”.

“Ai nuk është i ri më, por ai është profesional si gjithmonë dhe i gatshëm të luajë gjithmonë, edhe nëse vjen nga banka”.

Ole Gunnar Solskjaer, trajner i Manchester United

Kritikat për Ole Gunnar Solskjaer vazhdojnë të jenë të mëdha, dhe e ardhmja është në ajër duke parë rezultatet negative që United po mbledhë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore