Shqipëria

Ngritja e grupit të dialogut, Gjiknuri: Do të dialogojmë edhe Amnistinë Penale


Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, në një deklaratë për mediat, pas arritjes së grupit të punës së dialogut – mes mazhorancës dhe opozitës – theksoi se do të dialogohet edhe për Amnistinë Penale.

Gjiknuri u shpreh se edhe mbështetësit e Lulzim Bashës – dhe pse nuk ka asnjë anëtar në këtë grup pune – do të jetë i ftuar për dialog.

“E rëndësishëm është që Amnistia të marrë votat e nevojshme”.

Ndërkaq, sa i përket Kodit Zgjedhor, Gjiknuri u shpreh se rekomandimet merren parasysh.

“Vendimi do të merret më tej. Çdo deputet i Kuvendit është pjesë e grupit sa herë që diskutohen këto çështje”.

Nga ana tjetër, opozitari Oerd Bylykbashi, tregoi detaje nga puna e këtij grupi.

“Prioritet për opozitën dhe punën është trajtimi i reformës zgjedhore. Amnistia Penale nuk ishte çështje që u diskutua. Ajo që ramë dakord është listimi dhe përcaktimi në një mbledhje tjetër të objektit të punës”.

Sipas tij, do të ndiqen praktikat më të mira.

“E nevojshme të kemi mundësinë të punohet. Opozita e ka mbështetur gjithmonë amnistinë. Duhet të shohim zgjidhjet konkrete që të arrijë objektivat”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore