Lajme

Gjilani miraton kërkesën për lirimin e qytetarëve nga tatimi deri në vlerën 100 euro


Komuna e Gjilanit.

Përmes një seancë të jashtëzakonshme të premten Kuvendi Komunal i Gjilanit i ka kërkuar Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që t’i lirojë të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune nga pagesa e tatimit në pronën e paluajtshme në vlerën prej 100 euro për vitin 2023.

Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ky rekomandim i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes së Vetëvendosjes është mbështetur nga Kuvendi me 27 vota për, një kundër dhe një abstenim.

“Edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që ta mbështesin propozimin, duke thënë se komunat nuk do të dëmtohen, pasi pret që qeveria t`ua rimbursojë këtë shumë”.

Nga opozita sërish është thënë se do të vazhdojnë të kërkojnë që mbledhja e tatimit në pronë të fillojë nga janari i vitit 2024.

“Opozita edhe pse e ka mbështetur me votë rekomandimin, ka thënë se do të bëjë përpjekje shtesë për t’i shtyrë përpara edhe propozimet e saj për pezullimin e rivlerësimit të pronave, faturimin e tatimit sipas vlerës së vitit 2022, përkatësisht që qeveria t`i subvencionojë nga buxheti qendror faturat deri në shumën 100 euro, që mbledhja e tatimit në pronë të fillojë nga janari i vitit 2024, kurse afati për pagesën e ratës së parë për sivjet, të shtyhet deri më 30 qershor”.

Pa ndonjë analizë se sa rendohet gjendja ekonomike e qytetarëve, pa konsultime me bizneset dhe pa informim paraprak, çmimi për tatimin në prona është dyfishuar.

Ndryshe, për rritjen prej mbi 60 për qind qytetarët u informuan vetëm në momentin kur paguan obligimet e tatimit në pronë, gjë e cila ka ngjallur shumë reagime tek qytetarët dhe partitë politike në vend.

Në Kosovë përgjegjëse për rritjen e faturimit në prona janë dy institucione: Komunat dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, por çuditërisht, asnjëra s’ka pranuar se është autorja e rritjes, veçse kanë akuzuar njëra tjetrën.

Çuditërisht, asnjëra s’ka pranuar se është autorja e rritjes, veçse kanë akuzuar njëra tjetrën.

Sipas komunave, departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave bën rivlerësimin e pronave dhe me këtë rast është rritur vlera e pronave duke u bazuar edhe në çmimet e tregut.

Mirëpo, nga ana tjetër udhëheqësi i këtij dikasteri, Hekuran Murati deklaroi se “shkallët tatimore i caktojnë komunat”, kurse “ministria e ka obligimin ligjor për t’i asistuar në vlerësimin e pronave”.

Dyfishimi i tatimit të pronave – Ekonomistët thonë se qeveritarët po sillen si “profiterë të krizës së çmimeve”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore