Lajme

Gjermania kërkon testin negativ për udhëtarët


Ministria e Shëndetësisë në Gjermani, ka vendosur më 26 mars, që duke nisur nga e diela të gjithë udhëtarët që fluturojnë drejt vendit, do t’i nënshtrohen një testi coronavirus-i.

Më parë, vetëm udhëtarëve nga zonat me rrezik të lartë u kërkohej të paraqisnin një test negativ.

Cilat janë rregullat e reja?

Udhëtarëve do t’u kërkohet të bëjnë një test Covid-19 para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të coronavirus-it në vendin e tyre të origjinës.

Linjave ajrore do tu lejohet që të gjithë pasagjerët që paraqiten në bord, do tu lejohet kalimi vetëm një test negativ Covid-19.

Udhëtarët do të duhet të paguajnë vetë për testin. Testet PCR dhe testet e aprovuara të shpejta do të pranohen.

Ekipet e linjave ajrore përjashtohen.

Kushdo që rezulton pozitiv do të karantinohet sipas rregullave lokale duke përfshirë dhe kostot.

Kërkesat e testimit pritet të zgjasin deri në mes të majit.

Linjat ajrore kanë thënë se do të kryejnë qindra fluturime shtesë për të përballuar rritjen e kërkesës.

Masa e fundit vjen pas bllokimit të vendit

Ndryshimi i fundit i masave vjen pasi qeveria federale hoqi bllokimin total të vendit deri për Pashkë.

Bisedimet kishin të bënin me synimin për një mbyllje më të rreptë midis 1 prillit dhe 5 prillit.

Por, kancelarja Angela Merkel bëri një kthesë të rrallë pas kritikave nga udhëheqësit e biznesit.

Shumica e dyqaneve do të ishin mbyllur, ndërsa gjermanëve u tha se duhet të qëndronin në shtëpi.

Por Merkel e ktheu kursin kur zyrtarët e partisë nga Bashkimi Demokristian (CDU) thanë që projekti ishte i pazbatueshëm.

Numri i rasteve të reja të prekur me Covid-19 për 100 mijë banorë aktualisht qëndron në 113 njerës në Gjermani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore