Lajme

Gjermani/ Skandal me tenderin e maskave


Një deputet i Unionit Kristian Demokrat të kancelares gjermane, Angela Merkel (CDU), po tërhiqet pasi kompania e tij fitoi qindra mijëra euro, në marrëveshjet për të blerë maska ​mbrojtëse kundër virusit.

Nikolas Löbel njoftoi të dielën, se do të jepte dorëheqjen nga mandati i tij parlamentar në fund të gushtit dhe nuk do të kandidonte më për Bundestag.

Ai gjithashtu njoftoi përfundimin e menjëhershëm të anëtarësimit të tij në grupin parlamentar të partisë së qendrës së djathtë.

Kompania e tij fitoi komisione rreth 250 mijë eurosh për ndërmjetësimin e kontratave të shitjes së maskave, ​​midis një furnizuesi në shtetin e Baden-Württemberg dhe dy ndërmarrjeve private në qytetet Mannheim dhe Heidelberg.

“Unë marr përgjegjësinë për veprimet e mia dhe pranoj pasojat e nevojshme,” tha politikani 34-vjeçar në fjalimin e tij.

Kërkesa e faljes nga Löbel nuk ishte e mjaftueshme për disa kritikë, përfshirë Susanne Eisenmann, kandidatja e CDU-së për guvernator.

Ajo i tha revistës së lajmeve Der Spiegel se “është e papranueshme që parlamentarët të pasurohen në këtë krizë serioze”.

Deputeti bavarez përballet me akuza të ngjashme

Rasti Löbel nuk është i pari që trondit bllokun e qendrës së djathtë. Georg Nüsslein, një deputet i shquar i Unionit Social Kristian, partia motër e CDU-s e vetme në Bavari , përballet me një hetim korrupsioni në lidhje me maskat.

Të premten, avokati i Nuesslein tha se ai nuk do të kandidojë më në shtator dhe po heq dorë nga pozicioni i tij si nënkryetar i grupit parlamentar të Bashkimit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore