Kosova

Gërvalla: Kultura kosovare do të promovohet nëpërmjet “diplomacisë kulturore”


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë fjalimit të saj në kuadër të Dokufestit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka theksuar se dikasteri të cilën ajo e drejton do të fokusohet të vendos në planë të parë promovimin e kulturës së Kosovës nëpërmjet diplomacisë kulturore.

Këtë premtim Gërvalla, e ka bërë gjatë ditës së mërkure, në pritjen e organizuar nga ministria të cilën ajo e drejton, për artistë, staf diplomatik e përfaqësues institucional në kuadër të aktiviteteve të festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër Dokufest.

Ajo nga Prizreni, ku po mbahet edicioni i 20-të i festivalit Dokufest, mes tjerash ka theksuar se kreativiteti dhe vlerat e larta artistike të krijuesve të rinj kosovarë duhet të gëzojnë vëmendje ndërkombëtare.

Në fjalën e saj, Gërvalla, ka nënvizuar potencialin e jashtëzakonshme artistik të festivalit Dokufest duke theksuar se këto festivale kthejnë vëmendjen e artdashësve nga e gjithë bota tek Kosova.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, gjatë fjalimit të saj në kuadër të Dokufestit

Me 6 gusht të këtij viti ka filluar edicioni i 20-të i festivalit Dokufest, i cili mbahet në komunën e Prizrenit dhe do të zgjatë deri me 14 gusht të këtij viti.

Në edicionin e sivjetshëm të festivalit pritet të shfaqen rreth 200 filma do të transmetohen në gjithsej tetë kinema. Gjashtë prej tyre do të jenë në ambiente të hapura, ndërsa dy të tjera do të jenë në ambiente të mbyllura.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore