Kosova

Gërvalla kërkon nga eurodeputeti belg që BE-ja të mbaj përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist të 24 shtatorit  


Donika Gërvalla dhe Philippe Lambert

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, këtë të martë, deputetin belg të Parlamentit Evropian, Philippe Lambert, i cili njëkohësisht është edhe bashkë-president i Partisë së të Gjelbërve në Parlamentin Evropian,

“Takim i përzemërt me Philippe Lamberts”, ka shkruar fillimisht Gërvalla në platformën sociale, X.

Në takim Gërvalla, ka njoftuar eurodeputetin belg, për aktin e agresionit të Serbisë më 24 shtator në Banjë të Zveçanit.

“Falënderova për qëndrimin e qartë të Parlamentit Evropian në vendimin e fundit dhe i kërkova BE-së që ta mbajë Serbinë përgjegjëse”.

Ndryshe Gërvalla gjatë ditës ka takuar edhe eurodeputetin austriak, Thomas Waitz.

“Parlamenti Evropian do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka thënë të martën nëpërmjet një postimi në platformën, X, eurodeputeti austriak nga radhët e të Gjelbërve, Thomas Waitz.

Parlamenti Evropian do ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së, thotë Waitz

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore