Kosova

Gërvalla: BE-ja të ketë qëndrim për pasojat për Serbinë pas sulmit terrorist


Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla-Schwarz, pak para nisjes së mbledhjes të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor, tha para gazetarëve se pret që BE-ja të ketë një qëndrim pas sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjë të Zveçanit ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Kosova dy muaj më parë është përballur me një agresion nga fqinji, Serbia, dhe presim nga Bashkimit Evropian, ministrat e Jashtëm të kenë një qëndrim për sulmin dhe pasojat që agresori duhet të ballafaqohet”, tha Gërvalla.

Ajo ka theksuar po ashtu Republika e Kosovës është partner i vendosur i Bashkimit Evropian, dhe do të vazhdojë rruga euroatlantike për integrim dhe “shpresojmë që premtimet të bëhet të vërteta”.

“Shpresoj shumë që diskutimin për sigurinë dhe paqen ta kemi jo vetëm për Ballkanin Perëndimor por në kontinentin evropian gjithashtu dhe të kemi hapa konkretë”, potencoi ajo.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, këtë javë do të kryesojë takimin ministror BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku do të jenë gjashtë ministrat e jashtëm të rajonit. Ministeriali BE – Ballkani Perëndimor në kuadër të kryediplomatëve, sipas njoftimit, pritet të fillojë nga ora 17:30 pasdite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore