Sport

Garë e çmendur për fitoren numër 100 të Lewis Hamilton


Në Sochi, u zhvillua një ndër garat më të çmendura të dekadës së fundit në Formula 1.

Gjithçka ndodhi në pesë xhirot e fundit, kur shiu u bë faktor për ndryshimi e garës.

Deri në ato momente ishte në krye të garës Lando Norris, që sigurt po i drejtohej fitores së parë në karrierë me një pilotim shumë të mirë.

Mirëpo, në momentin e shiut, ai dhe skuadra nuk e vlerësuan mirë situatën duke menduar se ajo mund të mbyllet me goma për pistë të terrur.

Kjo i kushtoi shtrenjtë Norris-it, që humbi vendin e parë, duke zbritur në të shtatin.

Ndërrime të mëdha u bën edhe në pjesën tjetër të pistës, me Lewis Hamilton që shkruajti historinë duke marrë fitoren numër 100.

Mirëpo, përkundër kësaj, fituesi i madh i ditës mund të konsiderohet Max Verstappen.

Në një garë ku ai u nis i fundit, me ndihmën e fatit arriti të përfundojë i dyti.

Kështu, edhe pse Hamilton del përpara në tabelë, diferenca ka mbetur vetëm dy pikë.

I treti e mbylli podiumin Carlos Sainz me Ferrari.

Me radhë, përfunduan Ricciardo, Bottas, Alonso, Norris, Raikkonen, Perez dhe George Russell.

Gara tjetër zhvillohet në Turqi, më 10 tetor.

Deri në fund kanë mbetur dhe gjashtë gara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore