Lajme

FSK dhe ushtria amerikane me marrsh në nderim të viktimave të 11 shtatorit 2001


Për nderë të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) së bashku me ushtrinë amerikane në Kosovë, kanë realizuar marshimin kondicional.

“Pjesëmarrës në marshim ishin pjesëtarë nga regjimenti i parë i KFT-së  dhe nga 86th Infantry Brigade Combat Team – Mountain”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Marshimi kondicional është realizuar në fshatrat e komunës së Ferizajt, ndërsa është përmbyllur me homazhe tek memoriali i Beau Biden, në afërsi të kampit Bondsteel.

Ky marrshim është realizuar në prag të shënimit të njëzetvjetorit të sulmeve terroriste në SHBA, ku humbën jetën mijëra persona.

Përgjegjësinë për sulmin e kishte marr organizata Al-Kaida e cila drejtohej asokohe nga Osama Bin Laden.

Kosova edhe pse aso kohe ishte nën protektoratin e Kombeve të Bashkuara, nëpërmjet Institucioneve të Përkohshme të saja kishte dënuar sulmet terroriste.

Pas këtyre sulmeve terroriste, SHBA-të dhe aleatët e saj kishin filluar bombardimet në Afganistan mbi bazat e talebanëve të cilët e kontrollonin shtetin afgan.

Ndërsa në fund të muajit të kaluar SHBA tërhoqi të gjitha trupat e saja nga Afganistani si dhe një pjesë të madhe të bashkëpunëtorëve afgan.

Deri më tani Kosova strehon rreth 500 refugjat afgan të cilët destinacion të fundit kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore