Lajme

Arrijnë në Kosovë 111 afganët e parë


Ka arritur grupi i parë i afganëve në Kosovë dhe në këtë avion të parë raportohet se janë 111 persona.

Zbarkimi i refugjatëve është bërë në terminalin e vjetër të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pas kontrolleve procedurale grupi do të vendoset në kampin e kompanisë “Bektel-Enka”, që është transformuar në qendër strehuese.

Për sigurimin e tyre të ardhjes në vend janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës.

Në një video të publikuar nga Zëri i Amerikës, shihet ardhja e 111 afganëve të lajmëruar më heret gjatë ditës për në ora 20:15 të dielën.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte lajmëruar se pritet të arrijnë rreth 2 mijë shtetas afganë në Kosovë, për strehim të përkohshëm stacionar, deri në rregullimin e vizave amerikane.

Afganët e ardhur janë kryesisht qytetarë të rrezikuar nga ardhja në pushtet e talebanëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore