Sport

Frika për dëmtim mes ëndrrës për pozitën e parë, Monaco GP si asnjëherë më parë


Zhvillohet sot gara që me rregullat e reja, garën zakonisht e zhvillon të shtunën.

Për shkak të pamundësisë që ofron për parakalime, gara e Monaco-s shumicën e rasteve përcaktohet të shtunën, gjatë provave zyrtare.

Dhe, ato të Monte Carlo-s ishin asgjë pos mrekulli.

Një pole-position i siguruar nga përplasja me muret, por i përcjellur me frikën e dëmtimit të marsheve.

Ferrari i përmirsuar jashtëzakonisht shumë dhe një monegask, Charles Leclerc, në pole-position në garën vendase.

E rrethuar nga ndërtesat, pishinat, hotelet dhe komplekset e luksit, pista e Monte Carlo-s ofron gjithçka.

Përkundër se Ferrari i Leclerc u përplas me muret, xhiro e tij në fillim të sesionit të tretë ishte thjeshtë e pa aritshme.

Pas tij përfundoi Max Verstappen, i cili ishte shumë i nervozuar me flamurin e kuq që lajmëronte përfundimin e sesionit pas dëmtimit të Ferrari-t të Leclerc.

Ndryshe nga herat tjera, Bottas shkatërroi tërësisht shokun e skuadrës Hamilton, duke përfunduar katër pozita para tij.

I katërti përfundoi Sainz, i cili në fund po zhvillonte një xhiro të mrekullueshme që mund t’i siguronte edhe Pole Position.

Në vend të pestë përfundoi Norris me McLaren kurse pas tij erdhi Gasly me AlphaTauri.

Vetëm në vendin e shtatë përfundoi shtatë herë kampioni i botës, Lewis Hamilton, që kishte probleme gjatë gjithë ditës me makinën e tij.

Vettel përfundoi në vendin e tetë, kurse zhgënjeu shumë Perez, që përfundoi në vend të nëntë.

Antonio Giovinazzi me Alfa Romeo mbylli top 10.

Kurse klasifikimi i plotë duket kështu.

Gara fillon sot në orën 15:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore