Film

Fotot e reja konfirmojnë rikthimin e Ben Affleck si Batman në “Aquaman 2”


Ben Affleck është gati të veshë sërish kostumin e Batman për vazhdimin e filmit “Aquaman and the Lost Kingdom”.

Kjo u bë e ditur nga ‘zoti i detit’, Jason Momoa, përmes një fotografie që ai postoj në rrjetet sociale.

“Ribashkohen Bruce dhe Arthur”, thuhet në mbishkrimin e fotos.

Fotografia e parë tregon Affleck-un me të njëjtën prerje flokësh që përdor për Bruce Wayne së bashku me një kostum krejt të zi që duket i ngjashëm me kostumet e tij të vjetra, gjë që tregon se ai do të kthehet në DCEU në vazhdimin e “Aquaman”.

Fotoja e dytë jep një pamje tjetër të dyshes teksa qeshin fort me njëri-tjetrin, të gjithë buzëqeshin teksa shijojnë momentin.

Kjo ishte një befasi për publikun pasi që Affleck më parë kishte paralajmëruar se nuk do ta shihnin më në pelerinën e Batman.

Vitin e kaluar, Affleck konfirmoj se do të riprodhonte rolin e tij si Bruce Wayne në “The Flash”, i cili parashihet të dal në qershor të 2023.

Filmi, i cili po përballet me shumë telashe ende pa u publikuar, gjithashtu rikthen filmin Caped Crusader të Michael Keaton të vitit 1989.

“Aquaman and the Lost Kingdom” me regji të James Wan nga një skenar i Jason Momoa dhe David Leslie Johnson-McGoldrick, e rikthen Affleck-un në rolin e Batman.

Jason Momoa luan si Aquaman së bashku me Amber Heard, Willem Dafoe, Patrick Wilson, Dolph Lundgren, Yahya Abdul-Mateen II, Temuera Morrison dhe Nicole Kidman.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore