Sport

Formula 1, çfarë presim nga Portugalia?


U zhvilluan sot dy sesionet e provave të lira në Formula 1 në Portimao, çmimin e madh të Portugalisë.

U vërejt një dominim i Mercedes-it, me RedBull-in që përsëri tregoj që është në formë shumë të mirë.

Sesioni 1:

Bottas ishte më i shpejti në sesionin e parë, duke vënë kohën më të shpejtë në tre sektorët e pistës.

Edhe pse më shumë pak të dhjetat, Bottas përfundoi para Verstappen.

‘Top 3’ e mbylli piloti tjetër i RedBull-it, Sergio Perez.

Në vendin e katërt vjen Charles Leclerc, i cili konfirmom formën e mirë së Ferrari-t këtë sezon.

‘Top 10’ e mbyllin Hamilton, Gasly, Russell, Norris, Sainz dhe Ocon.

Zhgënjen përsëri Aston Martin, që mbylli sesionin e parë në vendin e 11-të me Stroll, kurse i 16-ti përfundoi Vettel.

Sesioni 2:

Në sesionin e dytë, përveç një Mercedes-i që dominoi përsëri, impresionoi edhe Alpine.

Hamilton përfundoi në vendin e parë, kurse Verstappen doli përsëri i dyti.

Bottas përfundoi i treti, kurse Ferrari ishte përsëri në vendin e katërt, këtë rradhë me spanjollin Sainz.

Alonso dhe Ocon nga Alpine përfunduan në vendin e pestë dhe të gjashtë.

Leclerc përfundoi i shtati, kurse tre vendet e fundit të ‘top 10’ shkuan për Ricciardo, Stroll dhe Perez.

Mercedes duket mirë këtë javë, por provat e lira gjithmonë shërbejnë si një ditë për të testuar potencialin që ofron makina për provat zyrtare dhe garën.

Të parat, vijnë nesër me fillim në orën 15:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore