Përballje

Formacionet zyrtare të ndeshjes Kroaci – Brazil


Çerekfinalja e parë e Kupës së Botës, Katar 2022, do të luhet mes Kroacisë dhe Brazilit.

Skuadrat do futen në lojë të etur për fitore, për t’u kualifikuar më tej në gjysmëfinale.

Për të arritur në çerekfinale, Brazili mposhti me lehtësi Korenë Jugore, ndërsa Kroacia fitoi në penallti përballë Japonisë.

Tashmë dy trajnerët i kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare për këtë ndeshje të rëndësishme që do të zhvillohet nga ora 16:00 në stadiumin “Education City Stadium”.

Formacionet zyrtare:

Kroacia (4-1-2-3): Livakovic, Sosa, Lovren, Gvardiol, Juranovic; Brozovic, Modric, Kovacic; Pasalic, Kramaric, Perisic.

Brazili (4-3-3): Alisson; Militao, Silva, Marquinhos, Danilo; Casemiro, Paqueta, Neymar; Raphinha, Richarlison, Vinicius.

Fituesi i kësaj ndeshjeje, do përballet në gjysmëfinale me fituesin e duelit Argjentinë – Holandë, që fillon në ora 20:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore