Sport

Formacionet zyrtare/ Kosovë – Spanjë


Kosova dhe Spanja përballen sonte në ndeshjen e pestë të grupit B në kuadër të kualifikueseve për botërorin ‘Katar 2022’.

Spanja udhëheq grupin me dhjetë pikë, deri sa Kosova ka katër.

Në këtë ndeshje historike për kombëtaren tonë, trajnerët kanë zgjedhur 11-shet me të cilat do të fillojnë ndeshjen.

Kosova vjen me një formacion klasik, 4-4-2.

Në portë është Aro Muric.

Në mbrojtje janë Hadërgjonaj dhe Vojvoda nga krahët, me Rrahmanin dhe Fazlijin në qendër.

Në mesfushë, Dresevic është më i tërhequr prapa, me mundësinë që të funskionojë edhe si mbrojtës gjatë tranzicioneve defansive.

Loshaj, Bytyqi dhe Rashani janë tre mesfushorët tjerë, me Bytyqin dhe Rashanin që do të luajnë në krahë, duke shërbyer në raste sulmuese edhe si anësor.

Rashica dhe Muriqi do të jenë në sulm.

Kurse Spanja luan me formacion 4-3-3.

Unai Simon; Reguilon, Laporte, Inigo Martinez, Marcos Llorente; Koke, Busquets, Soler; Fornals, Morata, Ferran Torres.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore