Lajme

Forcat ruse hynë në zonën e Këshillit Bashkiak të Kharkiv-it


Të mërkurën e 2 marsit, ushtria ruse qëlloi kundër këshillit të qytetit të Kharkiv-it.

Siç dëshmohet nga fotot dhe videot e dëshmitarëve okularë, ushtria ruse hyri në Sheshin e Kushtetutës.

Aty ndodhet godina e këshillit të qytetit, si dhe Pallati i Punës.

Këtë e dëshmoi edhe kryetari i Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës në rajonin e Kharkiv-it, Yevgeny Vasilenko.

“Raketat sapo kanë goditur pjesën qendrore të qytetit, godinën e Këshillit Bashkiak, godinën e Pallatit të Punës, pallate të larta banimi, në pjesën qendrore ka shkatërrime, ekipet e shpëtimit janë në vend, po punojmë”, shtoi zyrtari.

Shërbimi për shtyp i zyrës së kryetarit të Kharkiv-it informon sakaq se bomba nuk goditi ndërtesën e këshillit të qytetit.

“Pajisja shpërthyese nuk goditi ndërtesën e Këshillit Bashkiak të Kharkiv-it. Për shkak të forcës së goditjes, dritaret në Këshillin Bashkiak u shkatërruan”, thuhet në raport.

Ende nuk raportohet për të vdekur dhe të plagosur.

Qendra e Kharkovit ishte sërish nën bombardimet e forcave ajrore ruse gjatë së mërkurës.

Shpërthimi ishte 1 kilometër e gjysmë larg “Sheshit Liria”, i cili u bombardua një ditë më parë. Të paktën katër persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën.

Si pasojë e bombardimeve, godina e universitetit Karazin ka marrë flakë, e cila ndodhet pranë ndërtesës së SBU-së.

Zjarri ka përfshirë edhe një pjesë të godinës ngjitur, ku ndodhet Drejtoria kryesore e Policisë Kombëtare ukrainase.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore