Lajme

Forcat e Sigurisë Irakiane arrestuan një figurë udhëheqëse të IS-it


Kjo fotografi pa datë nga një vend i panjohur i lëshuar nga forcat irakiane të sigurisë, për të cilat ata thanë se tregon Sami Jassem al-Ajuz, shefi i financave të Shtetit Islamik, në kujdestarinë e forcave irakiane të sigurisë.

Autoritetet në Irak kanë raportuar se të hënën e 11 tetorit është kapur njëri nga udhëheqësit më të lartë të Shtetit Islamik (IS).

Arrestim i rrallë ky për një figurë të madhe të IS, që mund të prodhojë përfitime të konsiderueshme të inteligjencës kundër grupit, ndërsa përpiqet të rishfaqet.

SHBA-të kishin ofruar një shpërblim deri në 5 milionë dollarë për kapjen e tij.

Forcat Irakiane të Sigurisë në një deklaratë thanë se ata kishin arrestuar shefin e Financave të IS, Sami Jassem al-Ajuz “nga një aksion i madh i forcave tona në Shërbimin Informativ Kombëtar dhe një operacioni special jashtë kufijve tanë”.

“Reuters” raportoi se lideri i IS-it kishte qenë në veriperëndim të Sirisë. Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar të sigurisë tha se inteligjenca turke kishte qenë çelësi për kapjen e tij dhe se ai ishte dërguar nga Turqia në Irak me një aeroplan ushtarak.

Ata nuk thanë kur ndodhi arrestimi, apo ku. Por, një zyrtar i lartë i inteligjencës irakiane, i cili kërkoi të mos identifikohej sepse nuk ishte i autorizuar të fliste me mediat, tha se Al-Ajuz ishte kapur përtej kufirit në Siri.

Në këtë fotografi të 15 qershorit 2016, forcat irakiane të sigurisë përparojnë pozicionet e tyre gjatë luftës kundër militantëve të Shtetit Islamik në Fallujah, Irak. SHBA-të filluan pushtimin e Irakut më 20 mars 2003, duke çelur një luftë që çoi në një kryengritje, dhunë sektare dhe dhjetëra mijëra vdekje.

Deklarata irakiane e përshkroi Al-Ajuz si zyrtarin kryesor financiar dhe ekonomik për IS.

Sipas zyrtarit, një ndihmës i lartë i kreut aktual të grupit dhe një ish-zëvendës i Abu Bakr al-Bagdadi, kreu i IS-it u vra në një sulm amerikan në vitin 2019 në veriperëndim të Sirisë.

Al-Bagdadi deklaroi, një kalifat që shtrihej në Irak dhe Siri, pasi IS pushtoi pjesë të atyre vendeve në vitin 2014.

Deri në vitin 2019, grupi kishte humbur të gjithë atë territor, por mijëra luftëtarë të tij kaluan ilegalisht.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) e ka përshkruar atë si pjesë të instrumentit të trajtimit të financave të IS-it.

Ai i dha emrin e tij si Sami Jasim Muhammad al-Jaburi, duke përdorur emrin e tij fisnor dhe jo atë të familjes.

“Ndërsa shërbente si zëvendës i IS-it në Mosulin jugor në vitin 2014, thuhet se shërbeu si ekuivalenti i Ministrit të Financave të IS-it, duke mbikëqyrur operacionet e grupit që gjenerojnë të ardhura nga shitjet e paligjshme të naftës, gazit, antikave dhe mineraleve”, tha departamenti në faqen zyrtare.

Forcat e sigurisë në periferi të Bagdadit, Irak, të premten, 27 gusht 2021. Forcat speciale irakiane u vendosën në rrugët e kryeqytetit irakian, një ditë përpara një samiti rajonal që do të mbahet në Bagdad, me qëllim zbutjen e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe rritjen e rolit të sapolindur të Irakut si ndërmjetës rajonal.

Të martën, ushtria e SHBA-ve përgëzoi Irakun për kapjen, duke e përshkruar al-Ajuz si një nga udhëheqësit më të lartë të grupit.

Pentagoni, i cili shkruante emrin e tij si Sami Jasim Mohammad al-Jauri, në një deklaratë tha se, “ne nuk jemi në dijeni të ndonjë përfshirjeje të Departamentit të Mbrojtjes”.

Zyrtari irakian i sigurisë tha se operacioni i kapjes ishte drejtuar nga operativët e inteligjencës dhe ishte kryer nga forcat speciale dhe se udhëheqësi i IS-it mbeti në paraburgimin irakian.

Edhe pse ai tha se forcat irakiane të sigurisë kishin vepruar vetëm, një operacion ndërkufitar do të kishte kërkuar bashkëpunimin të paktën të forcave siriane-kurde në Siri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore