Shëndet

Fjolla Morina thyen heshtjen: Gjithçka ka ka nisur me arrestimin tim në Shqipëri


Këngëtarja, Fjolla Morina, tash e disa kohë vijon të mbetet kryefjala e mediave rozë në vend, veçse jo për ndonjë projekt të ri muzikor, por për jetën e saj personale.

Gjendja, jo e zakonshme, që ajo e ka shfaqur në rrjetet sociale, ka bërë që ndjekësit ta përcjellin në çdo hap, derisa në më pak se shtatë ditë, ajo ka shtuar afro 10 mijë ndjekës në llogarinë e Instagramit.

Së fundmi, burime të AlbanianPost, kanë mësuar se ajo është shoqëruar nga forcat e rendit për trajtim psikiatrik – pak orë më parë, ajo kishte dhënë një intervistë për emisionin Prive, duke folur edhe një herë tjetër rreth situatës së ndërlikuar në të cilën pretendon se gjendet.

Morina ka theksuar se të gjitha “kërcënimet” që ajo thotë t’i jenë bërë, zanafillën e kanë nga arrestimi i saj i bujshëm i vitit 2020 në Morinë të Shqipërisë, ku asaj i ishin gjetur dy revole në çantë.

Sipas saj, e gjithë kjo ka qenë një kurth nga ana e njerëzve të saj që dikur i konsideronte të afërt, derisa ka theksuar se pre e kërcënimeve vijon të mbetet edhe vajza e saj e vogël, Alayah, e cila posedon nënshtetësi amerikane.

“E kam çikën amerikane, atë ditë që më ndodh mua diçka reagon Ambasada e Amerikës. Atje prej Amerikës, motra ime, e cila jeton në Kaliforni e bën denoncimin nëse më ndodh mua diçka”, ka deklaruar pos tjerash ajo.

Përmes intervistës në fjalë, ylli i hitit “FB”, u ka dërguar edhe një herë porosi “keqbërësve” ndaj saj, se “do ta humbin betejën me të”, dhe gjithashtu i ka sqaruar pikëpyetjet për publikun e gjerë, që ka shfaqur interes të madh mbi ngjarjen e fundit në jetën e këngëtares.

Aktualisht, Fjolla vazhdon të mbetet e izoluar në Klinikën Psikiatrike të QKUK-së, derisa akoma nuk dihen më shumë detaje se sa do të zgjasë trajtimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore