Jetesë & Stil

Fjolla Morina organizon festë për ditëlindjen e qenit të saj – Bobbyt


Fjolla Morina publikon fotografi në Instagram duke i festuar ditëlindjen qenit të saj.

Këngëtarja e njohur për ekspozimin e jetës private në media sociale, Fjolla Morina, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj fotografi nga festa e një ditëlindjeje interesante.

Fotografi e publikuar nga Fjolla Morina në Instagram.

Fjolla i ka kremtuar ditëlindjen e parë qenit të saj, Bobbyt, ndërsa të njëjtit i ka organizuar një super festë në ambientet e shtëpisë.

Fotografi e publikuar nga Fjolla Morina në Instagram.

“Gëzuar ditëlindjen për ty, Bobby. Djaloshi im”, ka shkruar Fjolla, ndërsa ka publikuar imazhe nga festa ku shihet duke pozuar bashkë me qenin e saj dhe me të vajzën, Alayahn.

Fotografi e publikuar nga Fjolla Morina në Instagram.

Një tortë me shije vanilje të kombinuar me çokolatë dhe disa lodra ashti sipër saj bashkë me emrin dhe numrin “1” që simbolizon moshën e Bobby-t, balona dhe dekorime të tjera ishin vetëm disa nga detajet e festës së organizuar nga ylli i hitit “Trileqe”.

Fjolla Morina.

Kujtojmë se me 19 korrik të këtij viti, Policia e Kosovës e pati arrestuar, artisten, Fjolla Morina, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Shqipërisë, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municion.

Lajmin për arrestimin e Morinës për Albanian Post e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për regjionin e Prishtinës, Baki Kelani.

“Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Shqipërisë, më 19.07.2017 në Prishtinë, nga njësia policore FAST-Kosova në bashkëpunim me zyrtaret policorë të stacionit policor ‘Jugu’ në Prishtinë, është arrestuar e dyshuara femër, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare”, thuhej në raportin e publikuar për media.

Ndryshe, Fjolla Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, por më pas ajo ishte arratisur dhe policia e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ajo u dënua më datë 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Prokuroria kishte kërkuar vetëm 7 vjet, por Gjykata u tregua më e ashpër, pasi Gjykata më herët ndryshoi edhe klasifikimin e veprës penale nga armëmbajtje pa leje në trafikim të armëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore