Zgjedhjet në Kosovë

Fituesit dhe humbësit e Balotazhit


Ilustrim

Në Kosovë të dielën e 14 nëntorit u zhvillua raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën me 17 tetor.

Nga 38 komuna sa ka Kosova, 21 shkuan në balotazh.

Ky proces zgjedhor u vlerësua si demokratik, ndërsa kundërkandidatët uruan njëri-tjetrin për fitore.

Prishtinë

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, garën e fitoi kandidati Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kundrejt kandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Arben Vitia.

Gara ishte e ngushtë, mirëpo ende pa përfunduar numërimi i të gjitha votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Vitia i uroi fitoren Ramës përmes një paraqitje publike.

Përparim Rama

Vitia në konferencë për shtyp tha se, “Prishtina tashmë e ka kryetarin e saj të zgjedhur”.

Sipas rezultateve zyrtare të KQZ-së, Përparim Rama nga LDK-ja ka marrë 51,07 % ose 40 mijë e 659 vota.

Ndërsa, Arben Vitia nga LVV ka 48,93 % ose 38 mijë e 958 vota.

Arben Vitia

Prizren

Ndërsa në qytetin e kulturës përkatësisht në Komunën e Prizrenit, fitues është shpallur Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). PKD është rikthyer pas një mandati katër vjeçar, duke fituar 27 mijë e 17 vota apo 51,01 % me kandidatin e saj Shaqir Totaj, ndërsa Mytaher Haskuka nga LVV i cili ishte kryetar komune për katër vite ka arritur të fitoj 48,99% ose 25 mijë e 942 vota.

Shaqir Totaj dhe Memli Krasniqi duke festuar fitoren në komunën e Prizrenit.

Kjo parti nuk ka arritur të qeverisë edhe për një mandat me komunën e Shtimes.

Shtime

Nga 27 mijë e 15 vota, kandidati i LVV-së, Qemajl Aliu ka marrë 6 mijë e 920 vota ose 50,71 për qind ndërsa kundër kandidati, Naim Ismajli nga PDK i cili ka qeverisur për një kohë të gjatë në këtë komunë ka marrë vetëm 6 mijë e 726 vota ose 49,29%.

Gjilan

Në komunën e Gjilanit, Alban Hyseni nga LVV ka arritur të mposht kundër kandidatin e tij përkatësisht udhëheqësin e shumëfishtë në këtë komunë, Lutfi Haziri nga LDK.

Hyseni ka fituar 21 mijë e 374 vota apo 51,03 %. Ndërsa Lufti Haziri i cili është edhe nënkryetar i LDK-së ka arritur të marrë 20 mijë e 515 vota ose 48,97 %.

Edhe Haziri ka uruar kundër kandidatin për fitore, duke i uruar suksese në qeverisjen komunale.

Alban Hyseni nga LVV dhe Lutfi Haziri nga LDK

Gjakovë

Në komunën e Gjakovës, Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) i cili ka qeverisur në këtë komunë edhe në mandatin e kaluar ka fituar besimin e qytetarëve edhe për një mandate duke fituar 5,06% ose 20 mijë e 254 vota.

Ish kryetarja e kësaj komune nuk ka arritur të fitoj besimin e qytetarëve, tashmë nën petkun e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka marrë 15 mijë e 873 vota ose 43,94 %.

Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari-Lila nga LVV

Partia Demokratike e Kosovës

PDK në këtë raund të zgjedhjeve ka fituar edhe në Drenas, Vushtrri, Dragash dhe Kaçanik.

Në Drenas ka fituar kryetari aktual Ramiz Lladrovci me një epërsi  prej 54,59% të votave.

Në komunën e Vushtrrisë ka fituar bindshëm, Ferit Idrizi. Ai ka mposhtur kryetarin e deritanishëm Xhafer Tahiri të LDK-së me 53.13% të votave.

Në Dragash me një epërsi minimale ka fituar Shaban Shabani me 50,21% dhe në Kaçanik, ka fituar kryetari aktual Besim Ilazi me 53,20% të votave.

PDK

Lidhja Demokratike e KosovëS

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përveç fitores në kryeqytet, ka fituar edhe në Fushë Kosovë, me kryetarin aktual Burim Berisha me një rezultat bindës prej 66,04% të votave. Një qytet tjetër të cilin do të vazhdon ta qeverisë edhe për një mandat është ai i Vitisë. Sokol Halili ka arritur të fitoj 51,48% të votave.

Një komunë të cilën e ka fituar LDK në balotazh është ajo e Junikut, të cilën e ka qeverisur në mandatin e kaluar AAK. Në Junik ka fituar Ruzhdi Shehu me 50,61% të votave.

LDK

Lëvizja Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) përveç Gjilanit dhe Shtimes, ka fituar sërish në Komunën e Podujevës por edhe në Komunën e Kamenicës.

Në Podujevë ka fituar Shpëtim Bulliqi me 51.84% të votave, ndërsa në Kamenicë me kandidatin e saj Kadri Rahimaj ka fituar me një rezultat prej 53,11% të votave.

LVV

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përveç fitores së madhe në Gjakovë dhe humbjes në Junik, ka fituar në Komunën e Klinës dhe në Rahovec.

Në Klinë, ka fituar edhe një mandate Zenun Elezaj me 55,11% të votave, gjithashtu në Rahovec ka fituar kryetari aktual, Smajl Latifi me një epërsi të lartë ndaj kundër kandidatit nga LVV. Ai ka arritur të marrë gjithsej 65.32% të votave.

AAK

Në Malishevë, Ekrem Kastrati, nga partia Nisma Socialdemokrate ka arritur të fitoj 53,19% ose 10 mijë e 394 vota, ndërsa Isni Kilaj nga PDK ka marrë 46,81% ose 9 mijë e 147 vota.

Në Obiliq ka fituar Iniciativa Qytetare për Obiliqin me kandidatin e saj, kryetarin i cili ka fituar mandatin e tretë, Xhafer Tahiri. Ai e ka mposhtur me një epërsi të thellë kundër kandidatin e tij nga LVV, Halil Thaçi përkatësisht me 61,41% të votave.

Në Mamushë ka fituar Abdülhadi Krasniç nga KDTP, me një rezultat prej 63,38% të votave dhe krejt në fund në Kllokot ka fituar Vladan Bogdanović nga Lista Srpska (LS) me rezultat 55,13% të votave.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

Procesi zgjedhor ka shkuar në rregull duke mos shënuar asnjë parregullsi të natyrave të mëdha, përveç disa aspekteve teknike në disa vendvotime, të cilat nuk rezultojnë me dëmtim të procesit zgjedhor.

Të gjitha institucionet e shtetit të cilat ishin të angazhuara në këtë proces kanë kryer punën e tyre me sukses.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore