Lajme

Arben Vitia pranon humbjen, uron Përparim Ramën


Kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, ka pranuar humbjen e kandidaturës së tij për të parin e Prishtinës, me ç’rast ka uruar Përparim Ramën për rezultatin zgjedhor.

“Prishtina tashmë e ka kryetarin e saj të zgjedhur”, tha Vitia në konferencë për shtyp.

“Falënderoj dhe uroj zotin Rama”, deklaroi Arben Vitia.

“Mendoj që inkuadrimi jonë i vonshëm në fushatë, dhe moselaborimi i mjaftueshëm i programit ka pasur ndikimin e vet”, cilësoi ai.

Ndërsa shtoiu se “gjithmonë do të jem në shërbim të qytetarëve të Prishtinës varësisht se nga çfarë pozicioni”.

Ndërsa Përparim Rama, i cili garon për të parin e Prishtinës, u shpreh entuziast për numërimet e deri më tanishme të raundit të dyë të zgjedhjeve

“Emocionin e kësaj fitore nuk mundem me e përshkru me fjalë. Kjo është fitorja jonë. Kjo ësjtë fitorja e secilit banor pa dallime”, tha Rama.

“Kjo votë tregon se ne jemi të emancipuar. Vota juaj sot më fuqizoi me privilegjin e të qënit kryetar i Komunës së Prishtinës”.

“Përgjegjësinë do ta marrë gjithherë parësore. Unë, Përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës, zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve. Ju që jetoni e punoni, që vini e që do të ktheheni, jeni një mori njerëzisht që më besuat”.

Përparimi Rama kryeson në numërimet e tashmë gati të përfunduara të votimeve në Prishtinë, me 50,84% të votave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore