Përballje

Fiorentina shuan ëndrrat e Napoli-t për titullin e Serie A, Atalanta mposhtet nga Sassuolo


Ndeshjet e së shtunës në Serie A ishin interesante dhe me shumë gola.

Dueli mes Napoli-t dhe Fiorentinës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:3.

Me një fitore eventuale, Napoli do kishte mundur të kalonte në pozitën e parë me një ndeshje më shumë, por këtë dëshirë ia mohoi Fiorentina.

Të parët në epërsi dolën Fiorentina, të cilët shënuan në minutën e 29-të me anë të Nico Gonzalez.

Më pas, në pjesën e dytë, në minutën e 58-të, Dries Mertens shënoi për të barazuar rezultatin.

Por kjo nuk zgjati shumë pasi, Fiorentina shënuan dy gola të shpejtë në minutat 66 dhe 72 me anë të Jonathan Ikone-s dhe Arthur Cabral-it.

Në minutën e 84-të Victor Osimhen shënoi për të ngushtuar epërsinë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që Napoli të nxjerr ndonjë pikë.

Atalanta po ashtu ka humbur në ndeshjen kundër Sassuolo-s me rezultat 2:1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me shumë mundësi për të dy skuadrat, por ato nuk i shfrytëzuan ato raste më së miri.

Të parët shënuan Sassuolo në minutën e 24-të me anë të Hamed Junior Traore.

Më pas, në pjesën e dytë, në minutën e 61-të Hamed Junior Traore shënoi përsëri për t’i dhënë Sassuolo-s epërsinë e dyfishtë.

Në minutën e 93-të, Luis Muriel shënoi për Atalanta-n, por ishte shumë i vonshëm për të ëndërruar për barazim.

Ndeshja tjetër e luajtur në Serie A mes Venezia-s dhe Udinese-s përfundoi me rezultat 1:2.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore