Pajisje

Finlanda planifikon ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla


Koalicioni i ri i krahut të djathtë në Finlandë ka premtuar të ndërmarrë një masë të re për nxënësit nga mosha shtatë deri në 15 vjeç, duke ndaluar përdorimin e telefonave celularë në shkolla.

Kjo masë synon të rrisë efikasitetin e mësimit tek nxënësit.

Better or worse: Has education improved with time? – SheKnows

Gjithashtu, koalicioni njoftoi një rritje prej 199 milionë euro në financimin e fushave të leximit, shkrimit dhe matematikës, me qëllim të përmirësimit të këtyre aftësive tek nxënësit.

Koalicioni deklaroi: “Ne do të ndryshojmë ligjin në mënyrë që të mundësojmë kufizime më efikase, siç është ndalimi i përdorimit të pajisjeve celulare gjatë ditës shkollore, me qëllim që nxënësit dhe studentët të jenë më të përqendruar në mësimdhënie.”

Finlanda ka një histori të suksesshme në testin PISA, një vlerësim ndërkombëtar i nxënësve 15-vjeçarë në fushat e matematikës, shkencës dhe leximit.

Kjo vendosje e re synon të ndihmojë në ruajtjen e nivelit të lartë të cilësisë së mësimit në vend.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore