Kosova

Finlanda në NATO – Mehaj përgëzon homologun finlandez: Keni përqafuar unitetin duke forcuar sigurinë globale  


Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Twitter, ka uruar homologun e tij finlandez, Antti Kaikkonen, pasi Finlanda më 4 prill u bërë anëtari i 31-të të Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s, pas mbajtjes së ceremonisë së pranimit në Bruksel.

Sipas Mehajt, Finlanda do të ndihmojë NATO-n për të promovuar paqen dhe sigurinë në të gjithë globin.

“Urimet më të përzemërta për Finlandën dhe kolegun tim, Antti Kaikkonen, pasi Finlanda u bë anëtarëi i 31-të i aleancës së NATO-s duke përqafuar unitetin dhe duke forcuar sigurinë globale”, ka shkruar Kaikkonen në rrjetin e tij social në Twitter.

Aplikimi për anëtarësimin e Finlandës në aleancën ushtarake është nxitur nga lufta e Rusisë në Ukrainë. Finlanda ndan një kufi të gjatë, prej mbi 1 mijë kilometrash, me Rusinë.

“Putini kishte deklaruar se qëllimi i pushtimit të Ukrainës ishte të kishte më pak NATO, ai donte më pak NATO përgjatë kufijve të tij, donte ta mbyllte derën e NATO-s. Ai po merr pikërisht të kundërtën”, tha Stoltenberg pas anëtarësimit të Finlandës.

Suedia, po ashtu, ka aplikuar për anëtarësim në NATO, në të njëjtën kohë me Finlandën, mirëpo Turqia është duke e bllokuar anëtarësimin me arsyetimin se Stokholmi është duke mbështetur terroristët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore