Sport

Fillojnë testimet parasezonale në F1


Të premten dhe të shtunën kanë filluar testimet e zakonshme parasezonale në F1 në mënyrë të pazakontë.

Vetëm dy javë para fillimit të sezonit, pikërisht në vendin ku edhe do të nisë sezoni i ri, në Bahrain, kanë filluar testimet për të parë performancat parasezonale.

Tani kemi parë çdo skuadër në pistë, me McLaren që ka treguar shumë përmirësim, RedBull-in që ka treguar dominim, Ferrari-n me “hallet” e njëjta dhe Mercedes, që ende nuk ka hyrë në ritmin e duhur.

RedBull zhvilloi më së shumti xhiro, me 139, pas tyre Alfa Romeo 131 dhe Alpine 129.

Ditën në vend të parë e mbylli Max Verstappen me RedBull, me Lando Norris dhe Esteban Ocon që ishin prapa tij.

Klasifikimi i plotë i ditës së premte:

Testimet po vazhdojnë edhe sot dhe do vijojnë edhe ditët e tjera, para se sezoni aktual të fillojë më 26 mars me provat e lira të Bahrain.

‘Top 10’ e mëngjesit së të shtunës:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore