Sport

FFK vjen me një sqarim: Asnjë televizion nuk e transmeton Ligën e Parë


Federata e Futbollit e Kosovës gjatë ditës së sotme ka bërë një sqarim sa i përket transmetimit të Ligës së Parë.

Gjatë kohëve të fundit ishte raportuar në media, që një nga televizionet e Kosovës, kishte marrë të drejtën për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë të Kosovës.

Andaj kjo bëri që FFK-në, të dalë me një reagim në faqen e tyre zyrtare, duke e mohuar këtë gjë.

“Federata e Futbollit e Kosovës sqaron se nuk ka marrëveshje me asnjë operator për transmetimin e ndeshjeve të Ligës së Parë. FFK pret që në të ardhmen të ketë kompani mediatike të interesuara për blerjen në tërësi të drejtave televizive edhe për Ligën e Parë, duke pasur parasysh rritjen e cilësisë së kësaj lige, por edhe interesimin e dashamirëve të futbollit për ndeshjet e kësaj kategorie”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore