Sport

Federer vs Nadal vs Djokovic


Emra si Pete Sampras, John McEnroe, Bjorn Borg apo Jimmy Connors, janë ende pjesë e debateve se cili është më i miri i gjithë kohërave. Ndonesë duhen respektuar dhe madje, të merren në konsiderat me seriozitet, për tifozëet e sotëm zgjedhja mbetet tek delta dominante – Roger Federer vs Rafael Nadal vs Novak Djokovic.

Pasi rishkroi historinë për të nëntën herë në Rod Laver Arena [Australian Open] kundër rusit Daniil Medvedev me rezultatin 7 – 5, 6 – 2, 6 – 2, 33 vjeçari serb mbetet mbreti i Melbourne-it.

Cili është me i madhi i të gjithë kohërave?

Le t’i hedhim një sy statistikave –

Federer dhe Nadal udhëheqin me 20 kampionate madhore [Grand Slam] ndërsa ndiqen nga Djokovic, i cili ka 18.

Nëse për Djokovic mund të thuhet se është mbreti i Rod Laver Arena-s, Nadal është padyshim mbreti i Roland Garros [French Open/Kampionati Madhor i zhvilluar në Francë] dhe, Federer i Wimbledon-it [Kampionati anglez].

Federer vs Nadal vs Djokovic

Roger Federer

  • Renditja: Nr. 5
  • Tituj karriere: 103
  • Tituj Grand Slam: 20 (gjashtë herë Australian Open – 2004, 2006, 2007, 2010, 2017, 2018; një French Open – 2009; tetë herë Ëimbledon – 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2009, 2021, 2017; pesë herë US Open – 2004, 2005, 2006, 2007, 2008)
  • Tituj të mëdhenj: 55 (20 Grand Slam, 6 Finale ATP dhe 28 ATP Masters 1000)

Rafael Nadal

  • Renditja: Nr. 2
  • Titujt e karrierës: 86
  • Tituj Grand Slam: 20 (një Australian Open – 2009; 13 French Open – 2005, 2006, 2007, 2008, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2017, 2018, 2020; dy Ëimbledon – 2008, 2010; katër US Open – 2010, 2013, 2017, 2019)
  • Tituj të mëdhenj: 55 (20 Grand Slam, 35 ATP Masters 1000)

Novak Djokovic

  • Renditja: Nr. 1
  • Tituj karriere: 82
  • Titiuj Grand Slam: 18 (nëntë Australian Open – 2008, 2011, 2012, 2013, 2015, 2016, 2019, 2020, 2021; një French Open – 2016; pesë Ëimbledon – 2011, 2014, 2015, 2018, 2019; tre US Open – 2011, 2015, 2018)
  • Titiuj të mëdhenj: 59 (18 Grand Slam, pesë Finale ATP, 36 ATP Masters 1000)

Pra, kush është më i madhi i të gjithë kohërave?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore