Lajme

Farage: Britania e Madhe është serioze ndaj Ballkanit Perëndimor


Nigel Farage

Avokati dhe politikani britanik, Nigel Farage, ka thënën se Britania e Madhe e merr me seriozitet të lartë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Politikani britanik nuk ka fjalë të mira për rolin aktual të Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ballkanin Perëndimor, tashmë nën administrimin e presidentit Joe Biden.

Ai konsideron se SHBA-të e kanë “humbur” rrugën sa i përket Ballkanit Perëndimor.

“Britania e Madhe e merr seriozisht Ballkanin”.

“Fatkeqësisht, nën Biden, Shtetet e Bashkuara humbën rrugën, ndryshe nga koha kur Mike Pompeo (ish-sekretari amerikan i Shtetit) kalonte kohë në rajon”, ka thënë Farage për mediumin serb KosovoOnline.

Farage konsideron se BE-ja vendeve anëtare të saj, mundohet të ju heq “pavarësinë”.

“Gjithçka që dëshiron BE është të ‘gëlltisë’ vendet në perandorinë e saj dhe t’u heqë pavarësinë”, ka deklaruar ai.

Kritika e tij vjen pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja (BREXIT), projekt të cilin e ka mbështetur fuqishëm.

Avokati britanik ka arritur në Beograd për ta mbështetur publikisht teniserin Nova Gjokoviç, pasi ai ishte ndaluar për të hyrë në Australi nga ana e autoriteteve australiane për shkak të mungesës së vaksinave anti-COVID-19.

Nigel Farage është një ish-politikan i cili ishte udhëheqës i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) gjatë viteve 2006 – 2009 dhe 2010- 2016, si dhe udhëheqës i partisë BREXIT (2009-2021).

Ai ishte deputet i Parlamentit Evropian (PE) për Anglinë Juglindore nga 1999 deri në daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE më 2020.

Ishte i njohur si një euroskeptik i shquar që nga fillimi i viteve të ’90-ta, ku në vazhdimësi bënte fushatë për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.

Farage ishte drejtuesi i The Nigel Farage Show, ndërsa aktualisht është President Nderi i Reformës në Mbretërinë e Bashkuar dhe një prezantues në GB News.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore