Lajme

Faqe të paarritshme në internet, çfarë ka ndodhur?


Një sërë faqesh interneti kanë qenë të paarritshme këtë mëngjes të 21 qershorit.

Problemi i atribuohet rrjetit të ofrimit të përmbajtjea Cloudflare që pretendon se e ka zgjidhur atë në orën 09:16.

Konfirmimi ka ardhur nga kompania amerikane, e cila fillimisht shkruante në llogarinë e vet në Twitter se ishte në dijeni të problemeve të shërbimeve dhe se po punonte për zgjidhjen e tyre.

Më pas, në orën 09:16 njoftoi se e kishte zgjidhur problemin.

CDN-të janë rrjete serverash që lejojnë që përmbajtja të shpërndahet shumë më shpejt dhe më lehtë.

Kështu, në të ashtuquajturat Pops, pikat e prezencës të vendosura në pjesë të ndryshme të botës, ruhen kopje të përmbajtjeve që u dorëzohen përdoruesve më të afërt me nivelin gjeografik.

Rënie si kjo shpesh shkaktohen nga probleme teknike.

Edhe verën e kaluar, i ndodhi Fastly-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore