Përballje

Europa Leauge/ PSV e mposht Arsenal-in, Lazio shënon fitore të rëndësishme


Kanë përfunduar ndeshjet e orës 18:45 të xhiros së pestë të grupeve në Ligën e Evropës.

PSV Eindhoven ka marrë një fitore tejet të rëndësishme, duke e mposhtur Arsenal-in me rezultat 2:0.

Arsenal-i ishte ekipi që dominoi në këtë ndeshje, por golat i shënuan holandezët.

Në pjesën e parë arritën ta zhbllokojnë epërsinë, por sistemi VAR e anuloi golin e ish-futbollistit të Barcelonës dhe PSG-së, Xavi Simons.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në të dytën PSV shënoi golin e epërsisë në minutën e 56-të me anë të Joey Veerman.

Shtatë minuta më vonë, vendasit e dyfishuan rezultatin me anë të ish-sulmuesit të Barcelonës, Luuk de Jong.

Me këtë fitore, PSV siguron vendin e dytë në grup me 10 pikë, ndërsa Arsenal ka dy pikë më shumë në vendin e parë.

Fitore shumë të rëndësishme arriti edhe Lazio, duke e mposhtur skuadrën daneze, Midtjylland, me rezultat 2:1.

Ishin mysafirët nga Danimarka që kaluan të parët në epërsi, kur qysh në minutën e tetë shënoi Gustav Isaksen.

Megjithatë, Lazio reagoi në pjesën e parë, kur në minutën e 36-të barazoi shifrat Sergej Milinkovic-Savic.

Në minutën e 58-të, Pedro e kaloi në epërsi Lazio-n, vetëm tre minuta pasi ishte inkuadruar në lojë.

Spanjolli shënoi edhe një gol në minutën e 82-të, por sistemi VAR e anuloi atë për një pozicion jashtë loje.

Me këtë sukses, Lazio ngjitet në vendin e parë me tetë pikë, ndërsa Midtjylland ka pesë pikë në vendin e fundit.

Vendin e parë në grupin e tyre e siguroi edhe Real Betis, të cilët mposhtën në udhëtim Ludogorets me rezultat 0:1.

I rikthyeri nga lëndimi, Nabil Fekir shënoi golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 56-të.

Ndeshje interesante u zhvillua edhe në Stamboll, aty ku skuadra franceze, Rennes, luajti baras me Fenerbahce-n me shifrat 3:3.

Mysafirët nga Franca e patën epërsinë e tre golave gjatë pjesës së parë, por vendasit u rikthyen duke barazuar shifrat.

Me këtë rezultat, dyja skuadrat kanë nga 11 pikë, ku Rennes është e para për shkak të goldallimit më të mirë.

Rezultatet e ndeshjeve tjera:

AEK Laranca 3 – 3 Dynamo Kyiev

MAlmo 0 – 2 Royale Union SG

Union Berlin 1 – 0 Braga

Zurich 2 – 1 Bodo/Glimt

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore