Përballje

Europa Leauge/ Arsenal-i “blindon” vendin e parë, Betis dhe Roma ndajnë pikët


Janë mbyllur ndeshjet e para të raundit të katërt të grupeve në Ligën e Evropës.

Arsenal-i thuajse e ka siguruar vendin e parë në Grupin A, duke e mposhtur në udhëtim skuadrën e Bodo/Glimt me rezultat 0:2.

Londinezët arritën ta zhbllokojnë epërsinë në minutën e 24-të, me golin e shënuar nga Bukayo Saka.

Pjesa e parë foli në përgjithësi për mysafirët në anglezë, por gola më nuk pati. E tillë ishte edhe pjesa e dytë, derisa Arsenal-i u mjaftua me vetëm një gol për tre pikët e radhës nga kjo sfidë.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Real Betis dhe Roma u ndanë në barazim 1:1, rezultat i cili i shkon në favor skuadrës spanjolle.

Me këtë barazim, Betis thuajse siguron vendin e parë në grup me 10 pikë, katër më pak se PSV (që ka një ndeshje më pak), derisa po aq pikë ka edhe Roma e vendit të tretë.

Të parët në epërsi kaluan vendasit, të cilët shënuan në minutën e 24-të me anë të Sergio Canales, i cili realizoi nga distanca pas një devijimi nga futbollistët e Romës.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të Betis-it, derisa në fillim të pjesës së dytë mysafirët nga Roma arritën ta barazojnë rezultatin.

Ishte minuta e 53-të, kur Andrea Belotti barazoi rezultatin pas një asistimi nga Mady Camara.

Rezultatet e ndeshjeve tjera nga ora 19:00:

AEK Laranca – Fenerbahce 1 – 2

Dynamo Kyiv – Rennes 0 – 1

Feyenoord – Mydtjelland 2 – 2

Nantes – Freiburg 0 – 4

Qarabag – Olympiacos 0 – 0

Royale Union – Braga 3 – 3

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore