Sport

EURO U21, fillon faza me eliminim direkt


Dy muaj pas përfundimit të fazës së grupeve, EURO U21 që po zhvillohet në Hungari dhe Slloveni fillon fazën me eliminim direkt.

Për shkak të pandemisë, kjo ishte mënyra e vetme se si ky Evropian i moshave mund të zhvillohet.

Grupet, me radhë, nxorrën këto skuadra në fazën çerekfinale.

Grupi A: Holandë, Gjermani.

Grupi B: Spanjë, Itali.

Grupi C: Danimarkë, Francë.

Grupi D: Portugali, Kroaci.

Sot, fillon faza me eliminim, nga çerekfinalet, në një maratonë një javore që do të nxjerrë fituesin më 6 qershor.

Fituesit e grupit A, Holanda, përballen me Francën, që në bazë të kualitetit, konsiderohet favorite për të fituar kampionatin.

Ndeshja fillon në orën 18:00, në “Bozsik Arena” të Budapest-it.

Fituesit e grupit B, Spanja, përballen me Kroacinë, në një ndeshje që premton shumë spektakël.

Ndeshja fillon në orën 18:00, në “Ljudksi Vrt” të Maribor-it.

Fituesit e grupit C, Danimarka, që morri pikët maksimale në grup, përballet me Gjermaninë.

Ndeshja fillon në orën 21:00, në “Mol Arena Sosto” të Szekesfehrvar-it.

Fituesi e Grupit D, Portugalia, përballen me Italinë në ndeshjen derbi të këtij raundi.

Ndeshja fillon në orën 21:00, në “Stadion Stozice” të Ljubljanës.

Fituesit e ndeshjes Holandë – Francë, do të përballen me fituesin e ndeshjes Danimarkë – Gjermani.

Fituesit e ndeshjes Spanjë – Kroaci, do të përballen me fituesin e ndeshjes Portugali – Itali.

Gjysmëfinalet do të luhen të enjten, më 3 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore