Euro 2020

“Euro 2020” fillon me fazën e dytë të grupeve


Këtë të mërkurë do të fillojë faza e dytë e ndeshjeve të grupeve në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, ku do të zhvillohen dy ndeshje të Grupit A dhe një e Grupit B.

Ndeshja e parë do të zhvillohet në ora 15:00 mes Finlandës dhe Rusisë, në stadiumin “Gazprom Arena” në Shën Petersburg.

Finlanda vjen në këtë ndeshje pas asaj fitoreje befasuese ndaj Danimarkës, me rezultat 0:1, derisa Rusia ka humbur ndeshjen e parë me Belgjikën, me rezultat 3:0.

Belgjika dhe Finlanda zënë dy vendet e para të Grupit B, me nga tri pikë të grumbulluara, ndërsa Rusia dhe Danimarka nuk kanë pikë.

Në ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja e Grupit A, mes Turqisë dhe Uellsit, në stadiumin “Olympic Stadium” në Baku.

Turqia vjen në këtë sfidë pas humbjes 3:0 në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Italisë, derisa Uellsi në ndeshjen e parë, kishte marrë një barazim me fat përballë Zvicrës.

Truqia pozicionohet e fundit në grup, pa asnjë pikë, ndërsa Uellsi ndan vendin e dytë së bashku me Zvicrën me nga një pikë.

Stadiumi “Olimpico” i Romës do të mirëpresë ndeshjen e dytë të Euro 2020, që do të zhvillohet mes Italisë dhe Zvicrës, me fillim nga ora 21:00.

Italia aktualisht është lider i Grupit A, me tri pikët e marra ndaj Turqisë në ndeshjen e parë, derisa Zvicra do të kërkojë fitoren përballë italianëve, në mënyrë që të shpresojë për kualifikimin më tej në fazën e eliminimit direkt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore