Lajme

Etiopi, qeveria u bën thirrje qytetarëve të bashkohen në luftën kundër forcave në Tigray


Ushtarët e qeverisë etiopiane në një rrugë pranë Agula, në veri të Mekele, në rajonin Tigray të Etiopisë veriore.

Nga zyra e kryeministrit etiopian Abiy Ahmed, u njoftua të martën e 10 gushtit se i kanë bërë thirrje popullit që të bashkohen me ushtrinë, forcat speciale dhe milicitë për të mbështetur luftën kundër forcave në Tigray.

Deklarata erdhi afërsisht gjashtë javë pasi qeveria shpalli një armëpushim të njëanshëm në rajonin verior të Tigray-it.

“Tani është koha e duhur për të gjithë etiopianët e aftë që janë në moshë për t’u bashkuar me Forcat e Mbrojtjes, Forcat Speciale dhe milicitë për të treguar patriotizmin tuaj”, thuhej në deklaratë.

Lufta shpërtheu në nëntor midis trupave federale dhe forcave të Frontit Çlirimtar të Popullit Tigray (TPLF), i cili sundoi Etiopinë për tre dekada dhe tani kontrollon rajonin në Tigray.

Qeveria shpalli një armëpushim të njëanshëm më 28 qershor pasi forcat e TPLF-së rimorën kryeqytetin rajonal Mekele nga trupat federale.

Ai tha se armëpushimi ishte për arsye humanitare dhe do të qëndronte në vend derisa të përfundonte sezoni bujqësor. Sezoni kryesor i mbjelljes zgjat nga qershori deri në shtator.

Nga ana tjetër, më 4 korrik rebelët në Tigray, kanë deklaruar se ata duhet të njihen si qeveria e saj legjitime para se të pranojnë çdo armëpushim.

Javët e fundit, luftimet janë përhapur në rajonet fqinje Amhara dhe Afar, duke zhvendosur rreth 170 mijë njerëz, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Rreth 4 milionë njerëz në Tigray, Amhara dhe Afar po përballen me nivele emergjence ose krize të pasigurisë ushqimore.

Në lumin e Sudan-it gjenden 50 trupa të pajetë

Në provincën Kassala, Sudan, autoritetet raportuan se në bregun e lumit janë gjetur rreth 50 trupa njerëzish të pajetë – njerëz që iknin prej luftës në rajonin fqinj Tigray të Etiopisë.

Sipas zyrtarit sudanez disa trupa u gjetën me plagë me armë zjarri ose me duart e tyre të lidhura. Sipas tij do të zhvillohet një hetim mjeko -ligjor për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Lumi rrjedh nëpër disa nga zonat më të trazuara të konfliktit nëntëmujor në Tigray, ku populli etnik ka akuzuar forcat etiopiane dhe aleate për mizori ndërsa luftonin me forcat Tigray.

Dëshmitarët thanë se nuk kishin qenë në gjendje të kapnin të gjithë trupat që lundronin në lum për shkak të rrjedhjes së shpejtë të ujit gjatë sezonit të shirave.

Lufta në Tigray

Luftimet në Tigray shpërthyen në nëntor midis forcave federale të Etiopisë dhe partisë në pushtet të rajonit TPLF.

KryeministriAhmed, fitues i Çmimit Nobel për Paqen në vitin 2019, tha se lëvizja e forcave të tij në rajon ishte në përgjigje të sulmeve të TPLF-së në kampet e ushtrisë federale.

Konflikti ka vrarë mijëra njerëz dhe ka dërguar dhjetëra të tjerë duke u larguar drejt Sudanit fqinj.

Autoritetet në Addis Ababa më herët shpallën një armëpushim të njëanshëm. Ndërsa rebelët morën pjesën më të madhe të rajonit dhe zyrtarët qeveritarë u larguan.

TPLF-ja fillimisht e ka përshkruar armëpushimin e qeverisë etiopiane si një “shaka”. Si dhe u zotuan të dëbojnë “armiqtë” e tyre nga rajoni.

Kjo përfshinte trupat e Eritreas dhe forcat qeveritare pro-etiopiane nga rajoni Amhara-s i Etiopisë në jug të Tigray-t.

Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për një armëpushim në mënyrë që të ndihmohen miliona viktima të luftës. Si dhe do të duhet një kompromis i madh nga të gjitha palët në mënyrë që të arrihet paqja.

Si nisi konflikti?

Konflikti filloi më 4 nëntor, kur Kryeministri Ahmed urdhëroi një ofensivë ushtarake kundër forcave rajonale në Tigray.

Ai tha se e bëri këtë në përgjigje të një sulmi ndaj një baze ushtarake që strehonte trupat qeveritare atje.

Shkallëzimi erdhi pas disa muajsh grindje midis qeverisë së Abiy-it dhe drejtuesve të TPLF-së.

Pas sukseseve të hershme, duke përfshirë kapjen e kryeqytetit të Tigray, Mekele, ushtria etiopiane e mbështetur nga trupat eritreane dhe forcat e Amhara-s u bllokuan në luftimet me rebelët e TPLF-së.

Të gjitha palët në konflikt janë akuzuar për kryerjen e vrasjeve masive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Bazat në Tigray 

Etiopia është e ndarë në dhjetë shtete rajonale të përcaktuara mbi baza etnike dhe të përshkruara kryesisht autonome, por me institucione qendrore.

Në vitin 2018, pas protestave anti-qeveritare, Abiy Ahmed mori detyrën e Kryeministrit dhe prezantoi reformat.

Politikanët e fuqishëm nga Tigray, shteti në veri të Etiopisë, e akuzuan Abiy-n për përpjekjen për të rritur fuqinë federale.

Marrëdhëniet u përkeqësuan dhe, pasi qeveria akuzoi rebelët tigraian për sulmimin e bazave ushtarake, ushtria etiopiane u zhvendos atje në nëntor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore