Lajme

Forcat rebele në Tigray, nuk pranojnë armëpushimin nga qeveria e Etiopisë


Luftëtarët besnikë të Frontit për Çlirimin e Popullit Tigray (TPLF) 

Rebelët e Frontit të Çlirimit të Popullit (TPLF) në rajonin e Tigray të Etiopisë, kanë deklaruar të dielën e 4 korrikut, se ata duhet të njihen si qeveria e saj legjitime para se të pranojnë çdo armëpushim.

Tërheqja e trupave të Eritresë ishte një parakusht tjetër në një listë të gjatë.

Autoritetet në Addis Ababa më herët shpallën një armëpushim të njëanshëm. Ndërsa rebelët morën pjesën më të madhe të rajonit dhe zyrtarët qeveritarë u larguan.

Tetë muaj luftime midis rebelëve dhe forcave qeveritare kanë lënë të vdekur mijëra njerëz.

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se më shumë se 2 milionë njerëz janë zhvendosur dhe 400 mijë të tjerë po vuajnë një krizë urie. 1.8 milionë të tjerë janë prag të urisë.

TPLF-ja fillimisht e ka përshkruar armëpushimin e qeverisë etiopiane si një “shaka”. Si dhe u zotuan të dëbojnë “armiqtë” e tyre nga rajoni.

Kjo përfshinte trupat e Eritreas dhe forcat qeveritare pro-etiopiane nga rajoni Amhara-s i Etiopisë në jug të Tigray-t.

Por ata tani kanë prodhuar një listë të gjatë të parakushteve për të rënë dakord për një armëpushim.

Kjo listë përfshin një hetim të pavarur mbi pretendimet e krimeve të luftës, shpërndarjen e ndihmës humanitare dhe rivendosjen e shërbimeve themelore të tilla si energjia elektrike.

BBC-ja ka raportuar se në rast se qeveria e Addis Ababa pranon këte parakushte, ajo në të vërtetë do të duhet të pranojë se kishte humbur luftën dhe nuk kishte arritur të dëbojë armikun e saj.

Nga ana tjetër ndërkombëtarët kanë bërë thirrje për një armëpushim në mënyrë që të ndihmohen miliona viktima të luftës. Si dhe do të duhet një kompromis i madh nga të gjitha palët në mënyrë që të arrihet paqja.

Si nisi konflikti?

Konflikti filloi më 4 nëntor, kur Kryeministri etiopian Abiy Ahmed urdhëroi një ofensivë ushtarake kundër forcave rajonale në Tigray.

Ai tha se e bëri këtë në përgjigje të një sulmi ndaj një baze ushtarake që strehonte trupat qeveritare atje.

Shkallëzimi erdhi pas disa muajsh grindje midis qeverisë së Abiy-it dhe drejtuesve të TPLF-së.

Pas sukseseve të hershme, duke përfshirë kapjen e kryeqytetit të Tigray, Mekelle, ushtria etiopiane e mbështetur nga trupat eritreane dhe forcat e Amhara-s u bllokuan në luftimet me rebelët e TPLF-së.

Javën e kaluar, forcat e Tigray-s morën Mekelle-n.

Të gjitha palët në konflikt janë akuzuar për kryerjen e vrasjeve masive dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Të premten, disa mijëra ushtarë etiopianë të kapur u parakaluan nëpër rrugët e Mekelle-s.

Qeveria e Abiy-t në Addis Ababa deri më tani ka refuzuar të negociojë me udhëheqësit e TPLF-së dhe e ka klasifikuar grupin si një organizatë terroriste.

Bazat në Tigray 

Etiopia është e ndarë në dhjetë shtete rajonale të përcaktuara mbi baza etnike dhe të përshkruara kryesisht autonome, por me institucione qendrore.

Në vitin 2018, pas protestave anti-qeveritare, Abiy Ahmed mori detyrën e Kryeministrit dhe prezantoi reformat.

Politikanët e fuqishëm nga Tigray, shteti në veri të Etiopisë, e akuzuan Abiy-n për përpjekjen për të rritur fuqinë federale.

Marrëdhëniet u përkeqësuan dhe, pasi qeveria akuzoi rebelët tigraian për sulmimin e bazave ushtarake, ushtria etiopiane u zhvendos atje në nëntor.

Abiy deklaroi konfliktin në fund të nëntorit, por luftimet vazhduan dhe u rritën përpara zgjedhjeve kombëtare më 21 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore