Sport

Është arritur pajtim, Fury vs Usyk do ndeshen


Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, thuhet se kanë rënë dakord ta zhvillojnë një luftë mes tyre.

Kampionët e peshave të rënda pritet të takohen në luftën e parë të padiskutueshme për titull në më shumë se dy dekada dhe përplasja mund të zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.

‘Tyson Fury mund të ndeshet me Oleksandr Usyk para 95 mijë tifozëve në stadiumin ‘Wembley’”, shkruan “Sky Sport.

Të dy mbajnë të katër rripat kryesorë të titullit botëror në peshën e rëndë mes tyre dhe lufta e tyre e shumëpritur do të vendoste kampionatin e padiskutueshëm botëror.

Fury pret që lufta të zhvillohet në Lindjen e Mesme pasi kanë arritur me oferta të mëdha për ta pritur atë, por bosi i ‘Top Rank’, Bob Arum, pranon se ka një shans që mund të thyejë rekordin e pjesëmarrjes në ‘Wembley’ të vendosur nga Fury në luftën e tij kundër Dillian Whyte në prill.

“Ne jemi duke i shqyrtuar disa oferta të rëndësishme nga Lindja e Mesme, por gjithashtu ekziston mundësia për ta zhvilluar luftën në Mbretërinë e Bashkuar në ‘Wembley’ me një turmë masive prej 95 mijë të pranishëm,” tha Arum për Sky Sports .

“Luftëtarët kanë një jetë relativisht të shkurtër dhe paratë janë të rëndësishme. Pra, nëse paratë që na janë propozuar janë reale, duhet të merren parasysh”, shtoi ai.

“Megjithatë, të kthehesh në Wembley dhe të bësh një luftë para 95 mijë njerëzve, do të ishte çmenduri gjithashtu”.

“Do të ishte thjesht e mrekullueshme. Nuk duhet të kalojë shumë kohë përpara se të merret një vendim përfundimtar”, ka thënë Bob Arum.

Duhet të ketë një kampion, apo jo? Por kanë kaluar gati 20 vjet që kur boksi kishte një mbret të padiskutueshëm në peshën e rëndë.

Lennox Lewis u njoh botërisht si numri një i peshave tw rwnda në botë. Pas daljes në pension të tij në vitin 2003, divizioni u dominua nga vwllezwrit, Wladimir dhe Vitali Klitschko.

Së bashku ata mbajtën të katër titujt kryesorë në të njëjtën kohë, por sigurisht që dy vëllezërit nuk do të luftonin kurrë me njëri-tjetrin.

Tyson Fury mundi Wladimir Klitschko në vitin 2015 për të shpërndarë tre nga rripat, ndërsa Deontay Wilder do të merrte kurorën e WBC në të njëjtin vit.

Fury ishte jashtë sportit për dy vjet. Anthony Joshua më pas unifikoi titujt WBO, WBA dhe IBF në një ecuri mbresëlënëse fituese të kampionatit. Por ai kurrë nuk luftoi me Wilderin kur amerikani kishte rripin WBC.

Ishte Fury ai që u kthye në vitin 2018 për të mposhtur Wilder. Një përplasje mes dy britanikëve kur të dy ishin kampionë nuk u bë kurrë. Joshua më pas ka humbur dy herë ndaj Usyk.

Kjo e ka bërë Usyk kërcënimin kryesor për Fury. Rëndësia e Fury – Usyk tani në rrugën e duhur është se më në fund dy peshat më të rënda në botë do të boksojnë njëri-tjetrin për të vendosur se kush është numri një. Është pikërisht lloji i luftimit që kërkon boksi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore