Shqipëria

Escobar reagon për protestën e Berishës: Dhuna s’është mjet për marrjen e një partie


Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, ka reaguar për herë të parë pas protestës së ish-kryeministrit, Sali Berisha, në selinë e Partisë Demokratike, ku ai provoi të merrte me dhunë godinën e demokratëve dhe të rrëzonte nga karrigia e kryetarit Lulzim Bashën.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet e plotë pasditen e 12 janarit, Escobar ka dënuar dhunën e fundjavës në PD.

Gjithashtu, ai ka shtuar se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Tema të tjera të intervistës së paralajmëruar, pritet të jenë edhe bisedimet Kosovë-Serbi dhe integrimi evropian i rajonit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore